LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendosi tritol në shtyllën elektrike/ Të riut i vihen prangat

24 Shtator 2018, 15:22, Aktualitet CNA
Vendosi tritol në shtyllën elektrike/ Të riut i vihen prangat

Policia e Kukësit ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike pranë fabrikës së kromit në Kalimash mbrëmjen e djeshme.

Në prangat e policisë ka rënë 20 vjeçari, Feim Lugja, banues në fshatin Kalimash.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 32 metra fitil zjarr-përcjellës dhe një sasi të vogël kanabisi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për verime të mëtejshme.

Komunikata e policisë

Policia Vendore e Kukësit dokumenton, identifikon dhe arreston në kohë rekord autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike Për zbardhjen e ngjarjes u angazhua një grup i posaçëm i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Komisariatit të Policisë Kukës, ku pas hetimeve intensive të pandërprera, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash. Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

Lajmet e fundit nga