LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet ndaj Arta Markut/ Zbulohen prapaskenat?

24 Shtator 2018, 09:14, Aktualitet CNA
Sulmet ndaj Arta Markut/ Zbulohen prapaskenat?

Senaca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sërish sot pa praninë e opozitës, e cila vijon bojkotin.

Ndërkohë, gjatë fjalës saj nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali nuk i ka kursyer akuzat ndaj opozitës.

Spiropali ka marrë në mbrojtje Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, duke theksuar se sulmet e opozitës janë për shkak se ju ka prishur hesapet.

?E sulmoni sepse ua ka prishur hesapet. Po ua shkul me themel folene?-tha Spiropali.

Ndërsa më tej ajo theksoi se ?Ashtu siç bëjnë burracakët, sulmojnë një grua të fortë, mundohen ta damkosin siç po bëjnë me Kryeprokuroren e Përkohshme, e cila po del një grua e fortë, që së bashku me policinë po godet grupet kriminale që kanë operuar për mbi 20 vite?.

Po ashtu, deputetja socialiste akuzoi opozitën se po punon për vete dhe jo për popullin dhe se po i fshihet përballjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga