LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parada ushtarake/ Mbi 1000 forca në sheshin “Nënë Tereza”

24 Shtator 2018, 09:33, Aktualitet CNA

Paraditen e sotme në sheshin ?Nënë Tereza? do të zbresin mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë në kuadër të stërvitjes së quajtur ?Albanian Lion 2018?.

Ka qënë vetë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka njoftuar për këtë organizim, ditën e djeshme në rrjetin e saj social ?Facebook?.

?Albanian Lion 2018?, jo vetëm stërvitje ushtarake, por edhe festë! Të hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar, por edhe orkestrat frymore. Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike. Të hënën më 24 shtator ora 10:00, paradë artistike nga #Kryeministria te sheshi ?Nënë Tereza?. Po të hënën, ora 18:00, koncert te Pazari Ri. #EGjithaPërTuShijuar British Embassy Tirana?, shkruan ministrja Xhaçka./CNA.al

Lajmet e fundit nga