LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më thuaj çfarë grup gjaku ke, të të them se si është personaliteti yt!

24 Shtator 2018, 21:00, Aktualitet CNA
Më thuaj çfarë grup gjaku ke, të të them se si

Në disa kultura, grupi i gjakut merr të njëjtën rëndësi sa horoskopi dhe 12 shenjat e zodiakut.
Njësoj si yjet që mund të parashikojnë të ardhmen, të tjerë besojnë se grupi i gjakut lidhet drejtpërdrejte me natyrën dhe personalitetin e njerëzve.

Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut:

Grupi i gjakut A

Individët me tipin A të gjakut vendosin të tjerët para. Ata janë dëgjues të mirë dhe miq të shkëlqyer. Njerëzit me grup gjaku A priren t?i fshehin emocionet dhe në fillim mendojnë gjithmonë për të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi.
Grupi i gjakut B

Njerëzit me gjak B janë tejet të hapur dhe mirëpresin çdo gjë të re në jetën e tyre.
Njësoj si njerëzit A dhe personat e grupit të gjakut B bëjnë lehtësisht miq, por me një ndryshim. Kur vjen puna tek problemet këta janë njerëzit që vendosin dhe mendojnë gjithmonë për veten e më pas për të tjerët.
Grupi i gjakut AB

Këta njerëz janë tejet spirituozë shumë racionalë dhe të ekuilibruar. Ata janë planifikues dhe organizatorë të shkëlqyer. Individët e grupit AB kanë aftësinë për të mbi-prodhuar hormonet si adrenalina, duke I bërë këta njerëz mjaft aktivë.
Grupi i gjakut O

Ky është lloji më i zakonshëm i gjakut. Njerëzit e Lloji O kanë një fuqi të pazakontë, shkruan Living. Ata mund të jenë aktivë 24 orë në ditë dhe asnjëherë nuk thonë u lodha.

Lajmet e fundit nga