LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha sulmon me emra bashkëpunëtorët e kunatit

24 Shtator 2018, 13:28, Aktualitet CNA
Basha sulmon me emra bashkëpunëtorët e kunatit

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë shqiptare, duke parashtruar edhe strategjitë përkatëse. Në nisje të fjalës së tij Basha u shpreh se Shqipëria është në një gjendje kolapsi, ndërsa vijoi të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, për favorizim, të atyre që Basha i quan Oligarkë.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka përmendur disa raste, për të cilat tha se oligarkët janë favorizuar nga Rama.

?Kuvendi, ku duhet të zgjidhen hallet e shqiptarëve është kthyer në vendin ku legjitimohet pastrimi i para të krimit, nëpërmjet bixhozit dhe ndërtimit. Afër 1 miliard euro koncesione korruptive po zhvaten nga shqiptarët për të pasuruar një grusht oligarkësh, nga afera në rrugën Durrës-Kukës, te Check up, te inceneratorët dhe ajo që i vë vulën afera Fusha-Rama?-tha Basha.

Por, ajo që rezulton në fakt është se të gjithë ata që Lulzim Basha i quan oligarkë, bashkëpunojnë me bizneset e familjarëve të tij.

CNA.al, disa ditë më parë solli një investigim dhe publikuam listën e plotë, nga e cila rezulton se kompanitë me xhiron më të madhe në Shqipëri, bashkëpunojnë me ?Landmark Communications?, e cila është kompania e Erjon Isufit, e menaxhuar nga Aurela Basha Isufi, bashkëshortja e Bashës,  dhe që për më tepër ka drejtuar shpesh edhe fushatën e këtij të fundit.

Po të shikosh me kujdes, listën e plotë të sjellë nga CNA.al, vihet re se mes emrave të bizneseve që bashkëpunojnë me Lulzim Bashën janë edhe ata që Basha i sulmoi sot, dhe që ai i quan oligarkë.

Të gjithë koncesionarët që sulmon Lulzim Basha në të gjitha daljet mediatike, në fakt duket se paguajnë tek kunati.  Edhe pse në çdo dalje mediatike përmend vetëm kompanitë e koncesionet, se emrat e tyre ka frikë t?i thotë, nga ana tjetër Basha i merr në tel dhe ju thotë ?E po politikë, e di ti vëlla?.

Por në fakt, ajo që duket nuk është vetëm politikë, por më shumë duket si një presion që Basha ushtron ndaj këtyre kompanive më qëllim që të shtojë xhiron te bizneset e kunatit./CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Lajmet e fundit nga