LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shëngjergji do vëmendje”/ Majlinda Bregu thumbon Bashën

23 Shtator 2018, 15:59, Aktualitet CNA
“Shëngjergji do vëmendje”/ Majlinda Bregu thumbon

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar disa foto nga Shëngjergji.

Teksa shkruan për bukuritë që ka ky fshat dhe ngre problemin se është lënë jashtë vëmendjes, Bregu nuk ka lënë edhe pa thumbuar kreun aktual të opozitës, Lulzim Basha.

?Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete,vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!?,- shkruan Bregu.

Prej kohësh kritikët e Bashës, mes tyre edhe Bregu kanë shprehur shqetësimin se PD nuk është më ajo e para, ku elita ishte baza e partisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga