LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikte për pronën/ 55 vjeçarja dhunohet nga kunati dhe dy djemtë e tij

23 Shtator 2018, 12:37, Aktualitet CNA
Konflikte për pronën/ 55 vjeçarja dhunohet nga kunati dhe dy

Një 55 vjeçare është goditur nga kunati i saj dhe dy djemtë e tij ditën e sotme në Durrës.

Për shkak të plagëve të marra 55 vjeçarja është transportuar drejt Tiranës për mjekime më të specializuara.

Mësohet se dhuna ka nisur për motive pronësie. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri ? tjetrin, për motive pronësie janë  konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Lajmet e fundit nga