LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje/ Si u hodh në erë banesa dhe kush ishte në shtëpi në momentin e shpërthimit

23 Shtator 2018, 07:21, Aktualitet CNA
Detaje/ Si u hodh në erë banesa dhe kush ishte në shtëpi

Mëngjesin e sotëm në orën 03:20, në lagjen ?Isa Boletini? në  Vlorë, në katin 4 të një pallati është vendosur tritol.

Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me këtë ngjarje, që tronditi qytetin e Vlorës në  orët e  para të mëngjesit.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e banesës  së 43 vjeçarit, Jovan Çela.

Në momentin e shpërthimit në orën 03:20, në banesë ka qenë gruaja me fëmijët, ndërsa kryefamiljari nuk ka qenë aty.

Gjithashtu mësohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, në tavan dhe në derën e banesës së 43-vjeçarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga