LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i “të fortit” të Shkodrës/ Mediat belge publikojnë detaje tronditëse

23 Shtator 2018, 08:52, Aktualitet CNA
Arrestimi i “të fortit” të Shkodrës/ Mediat belge

Për arrestimin e ?të fortit? të Shkodrës, Safet Bajrit kanë shkruar edhe mediat belge.

“La Libre” ka raportuar arrestimin e Bajrit, duke shkruar se ai është arrestuar në Shqipëri dhe se ky lajm është konfirmuar edhe nga drejtësia belge.

?Safet Rustemi, i njohur si Safet Bajri, i cili vitin e kaluar u bë pjesë e listës së individëve më të kërkuar nga policia federale është arrestuar në Tiranë?,- shkruan “La Libre”.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga zyra e Ministrit të Drejtësisë Koen Geens. ?I forti? i Shkodrës duhet të vuante 22 vjet burg në Belgjikë.

?Rustemi konsiderohet nga autoritet belge, si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, ai u mundua të merrte nën kontroll rrjetin e prostitucionit, duke përdorur dhunën?,- shkruan më tej ?La Libre?.

Vitin e kaluar, ai dënim të parë prej 9 vitesh burg, kurse këtë vit u dënua dy herë me me 8 dhe 5 vjet burg në Belgjikë.

Në qershor të vitit 2017, Safeti u dëbua nga Belgjika, pasi u lirua me kusht.

Por, ai nuk u largua nga Belgjika, pas dëbimit, por qëndroi aty në mënyrë të paligjshme.

Ministri Geens ka thënë se është i kënaqur që Safet Rustemi Bajri është arrestuar dhe do dalë para drejtësisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga