LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi “i të fortit” të Shkodrës/ Ja me sa vite burg është dënuar Safet Bajri në Belgjikë

23 Shtator 2018, 06:33, Aktualitet CNA
Arrestimi “i të fortit” të Shkodrës/ Ja me sa vite

Dy ditë më parë në zonën e ?Xhamllikut? në Tiranë u arrestua ?i forti? i Shkodrës, Safet Bajri.

Mësohet se autoritet belge kanë sjellë në Shqipëri tre dënime për Safet Bajrin, duke i kërkuar autoriteteve Shqiptare që të njohë dënimin e Bajrit.

Në vitin 2017, Safet Bajri mori një dënim prej 9 vjet burg, kurse në vitin 2018, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg.

Në qershor të vitit 2017, Bajri u dëbua nga Belgjika, pasi u lirua me kusht, por ai qëndroi në mënyrë të paligjshme në këtë vend.

Gjithashtu mësohet se ditën e nesërme ?i forti? Shkodrës do të njihet me masën e sigurisë arrest me burg, tek Krimet e Rënda.

Më pas  Safet Bajri do të udhëtojë në drejtim të Shkodrës, ku do njihet dhe me masën që do vendosë gjykata e këtij qyteti, lidhur me tre vendimet e dënimit që ka sjellë Belgjika.

Kujtojmë këtu se kjo procedurë kryhen për shkak se Bajri nuk mund të ekstradohet, për sa kohë vendit tonë dhe Belgjikës nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga