LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 anëtarëve u përfundon mandati/ PS-PD, “luftë” për shumicën në KQZ

23 Shtator 2018, 14:16, Aktualitet CNA
4 anëtarëve u përfundon mandati/ PS-PD, “luftë”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të dominohet sërish nga Partia Socialsite, shumicë të cilën e humbi vitin e kaluar nga marrëveshja mes kreut të opoiztës, Basha dhe kryeministri Rama, mesantën e 17 majit-18 majit, 2017.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar komisionin e ligjeve se 4 anëtarëve të KQZ, përkatësisht dy të Partisë Demokratike, një i Partisë Socialiste e një i Lëvizjes Socialiste për Integrim u mbaron mandati dhe duhet të nisë procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, shkruan TCH.

PS dhe PD do vendosin kë do të çojnë në KQZ, ndërsa LSI e humbet të drejtën për të pasur një anëtar, kjo sepse Veleshnja e ka marrë mandatin si pjesë e koalicionit qeverisës.

Me 19 deputetët e saj LSI mund të marrë një anëtar si forca e dytë e opozitës, por vendi tashmë është i zënë nga Denar Biba.

Kështu me emërimin e anëtarëve të rinj PS do të ketë 4 vota në KQZ, ndërsa Opozita vetëm 3./ CNA.al

Lajmet e fundit nga