LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojne sinoptikanët

22 Shtator 2018, 06:13, Aktualitet CNA
Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojne sinoptikanët

Kthjellimet vijojnë në zonat bregdetare, por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior.

Vetëm në zona shumë të vogla të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore në Lindje.

Sipas IGJEUM, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 30°C.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 30 °C
në vendet malore: 12 / 27 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites./CNA.al

Lajmet e fundit nga