LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ka funksionuar grupi “Bajli” dhe terrori në Shkodër?/ Shokon Artan Hoxha  

22 Shtator 2018, 11:14, Aktualitet CNA
Si ka funksionuar grupi “Bajli” dhe terrori në Shkodër?/

Pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultatet e operacionit ?Oaz?, ku u arrestuan 11 persona, si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër, gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me aktivitetin e këtij grupi.

I ftuar në studion  e ?Report Tv?, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se ?Tregjet në zona të caktuara të qytetit detyrohen që të paguajnë një pagesë të rregullt personave që kontrollojnë territorë të ndryshme. Për të garantuar jetën dhe biznesin.?

Ndërsa më tej ai theksoi se ky operacion nuk do t?i japë fund asaj që po ndodh në Shkodër, sepse kur policia ndërhyri, ndërhyri në dy zona.

?S?kemi asnjë goditje në Kiras, vetëm në Dobraç. Në rast se duam ta zgjdhim duhet të jetë goditja gjithëpërfshirëse. Operacionet do të vazhdojnë. Në dijeninë time po. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk jepen detaje dhe prova. Kemi të bëjmë me grupe që janë mbi 20 në aktivitet.?

Sipas Artan Hoxhës, ky ishte grupi më i rrezikshëm, ndërsa tani do të shohim rivalin e grupit kriminal më të fuqishëm në Veri dhe forcën e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga