LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shufrat e hekurit, të shtënat dhe pandëshkueshmëria përndjekin gazetarët shqiptarë

22 Shtator 2018, 08:08, Aktualitet CNA
Shufrat e hekurit, të shtënat dhe pandëshkueshmëria

Nga Fatjona Mejdini per Index

?Unë nuk do të resht kurrë së kërkuari nxjerrjen e autorëve të sulmit ndaj meje para drejtësisë pasi ky nuk është një rast që ka mungesë informacioni. Besoj se policia dhe prokurorët kanë frikë nga personat që urdhëruan sulmin ndaj meje?. Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit, shtëpia e prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala u vërshua nga plumbat. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar.

Lala, një gazetare e kronikës së zezë për median shqiptare News 24, e lidhi incidentin me punën e saj si gazetare, duke thënë se as ajo dhe as familja e saj nuk kishin ndonjë konflikt personal që do të nxiste këtë lloj incidenti. Sulmi u dënua menjëherë me thirrje për nxjerrjen e autorëve para drejtësisë nga qytetarë të shqetësuar dhe politikanë, përfshirë këtu edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili e përshkroi incidentin si një vepër ?barbare?. Ai premtoi se autoritetet nuk do të kursenin asnjë përpjekje për të hetuar sulmin deri në fund.

Fjalët e bukura të Ramës për këtë sulm e përgënjeshtrojnë realitetin e shumicës së krimeve kundër gazetarëve në Shqipëri: shkalla e identifikimit dhe e ndjekjes ligjore të këtyre rasteve është pothuajse zero. Kur gazetari i City News Albania Elvi Fundo u sulmua barbarisht në orën 11 të mëngjesit në qendrën e zhurmshme të Tiranës, ai gjithashtu mori solidarizimin e politikanëve dhe mediave të vendit, bashkë me një shënim nga Rama. Por 17 muaj më vonë, ato shprehje të mbështetjes nuk u përkthyen në veprime konkrete nga prokurorët.

Sulmi mbi Fundon, në të cilin ai u rrah me shufër hekuri nga dy persona me kapuç vetëm pak metra nga zyra e tij, e la atë pa ndjenja dhe lëndime të rënda në kokë dhe sy.

Si fyerje e shtuar ndaj lëndimeve të tij, Fundos u informua më 31 gusht 2018 se prokurorët po pezullonin hetimin për sulmin e tij për shkak të mungesës së të dyshuarve. ?Ky është një vendim grotesk. Hetimet nuk u thelluan. M?u desh t?i detyroja autoritetet të kërkonin më shumë filmime nga lokalet rreth zonës pasi u largova nga spitali. Ata nuk dukeshin shumë të interesuar për ta bërë këtë,? u shpreh ai. Avokati i Fundos kundërshtoi vendimin në gjykatë, duke theksuar se ai i ka dhënë prokurorëve informacion, që sipas tij, mund të çojë hetuesit tek ata që urdhëruan sulmin. ?Unë nuk do të resht kurrë së kërkuari nxjerrjen e autorëve të sulmit ndaj meje para drejtësisë pasi ky nuk është një rast që ka mungesë informacioni. Besoj se policia dhe prokurorët kanë frikë nga personat që urdhëruan sulmin ndaj meje,? tha ai.

Ndërsa kanosja cilësohet vepër penale në Shqipëri dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, gazetarët e gjejnë veten pa shumë përkrahje kur kërcënohen për shkak të profesionit që ata ushtrojnë. Shpeshherë, prokurorët hezitojnë edhe të hapin çështjet, por edhe kur i hapin, kanë tendencën t?i mbyllin sa më shpejt, siç ishte rasti i një personi i cili kërcënoi një gazetar në Facebook.

Dashamir Bicaku, një gazetar i kronikës së zezë, i cili veproi si ndërmjetës dhe përkthyes për një gazetar të Daily Mail, mori një mesazh kërcënues anonim më 17 qershor 2018 nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook. Kërcënimi erdhi dy ditë pasi Daily Mail botoi një hetim mbi kërkesën e rrejshme për azil të Elidon Habilajt dhe karrierës së tij të mëvonshme në institucionet e zbatimit të ligjit ne Britani, për të cilat Habilaj ishte dënuar me 18 muaj burg në mungesë. ?Une nuk te vi si skuth! Te vi drejt per se drejti dhe nuk te le as fare e as nishan mbrapa,? mesazhi lexoi. Ai raportoi incidentin në polici të nesërmen, duke pretenduar tek zbatuesit e ligjit se Habilaj ishte i vetmi person që do të kishte një motiv për ta kërcënuar atë.

Por më 31 korrik 2018, ai mori një letër nga prokuroria e Vlorës ku thuhej se ata kishin vendosur të mos hapnin hetim mbi rastin. Sipas Bicakut, prokurorët thanë se Habilaj kishte mohuar dërgimin e mesazhit kërcënues ndaj gazetarit, por edhe nëse e kishte dërguar, mesazhi nuk ishte serioz. Disa ditë më vonë, Bicaku mësoi se një i afërm i Habilajt punonte si prokuror në të njëjtën njësi. ?Ajo çka ndodhi tregon qartë për lidhjet që kanë personat e përfshirë në krimin e organizuar me personat në sistemin e drejtësisë,? u shpreh Bicaku. Edhe në rast identifikimi të agresorit, neglizhenca nga ana e institucionit hetimor e bën të vështirë ndëshkimin e duhur.

Julian Shota, korrespondent për Report TV, u kërcënua me armë nga Llesh Butaku, pronar i një lokali në Laç, aty ku kishte ndodhur një shpërthim. Kur gazetari zbuloi identitetin e tij, Butaku i tha që të largohej dhe të mos raportonte incidentin. Mbasi Shota refuzoi të largohej, Butaku nxorri pistoletën dhe ia drejtoi në kokë gazetarit. Shota tha se e shpëtuan të afërmit e Butakut, të cilët nuk e lanë të qëllonte. Gazetari e raportoi menjëherë incidentin në polici, por u deshën tre orë për kapjen e Butakut.

?Tre orë mjaftojnë për të fshehur një raketë, jo më një pistoletë,? tha Shota. ?Prokurori më priti në zyrë dhe më tha të mos kisha shumë shpresë pasi personit në fjalë nuk iu gjet asnjë armë me vete?.

Pas shtatë orësh, Butaku u lirua si dhe u rrëzua akuza për mbajtje arme pa leje, që mund të rezultonte në dënim me burg. ?Në vend që të hetohet për vrasje në tentativë, Butaku po hetohet vetëm për kërcënim,? tha ai. Artan Hoxha, një gazetar i njohur investigativ me mbi 20 vite përvojë, mban mend dhjetëra raste këcënimesh ndaj tij për shkak të profesionit, por ?çdo çështje është pezulluar pa patur sukses?.

?Rrallëherë i raportoj në polici kërcënimet që më vijnë. E di që nuk ja vlen as të marr mundimin,? tha ai.

Një pjesë e këtij problemi është se sistemi gjyqësor shqiptar konsiderohet një nga më të korruptuarit në Evropë. Aktualisht, sistemi po i nënshtrohet një reforme rrënjësore, me mbikëqyrje nga ekspertë të huaj, nëpër të cilën po kalojnë në proces vetingu të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e vendit. Deri në gusht u vlerësuan 45 gjykatës dhe prokurorë. 21 kanë dështuar dhe nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën në sistemin gjyqësor. Dorian Matlija, avokat dhe drejtor ekzekutiv në Res Publica, qendër për transparencë, e konsideron prokurorinë si hallkën më problematike të sistemit gjyqësor.

?Gazetarët kanë të drejtë. Prokuroria është famëkeqe për punën e dobët dhe është një nga institucionet më pak të mbikëqyrura për vendimet e saj, pavarësisht pushtetit që ka brenda sistemit,? u shpreh ai. Sipas Matlijas, kur gazetarët marrin kërcënime me jetë ose kur paditen, shpeshherë mbeten të vetëm. ?Ata e kanë të vështirë aksesin në sistemin gjyqësor, ndërsa pronarët e mediave janë shpesh të parët që i braktisin në mënyrë që mos t?i hapin probleme vetes,? u shpreh Matlija.

Sipas tij, për ta zgjidhur këtë çështje, është shumë e rëndësishme që të ofrohet ndihmë ligjore falas për gazetarët, jo vetëm në rastet kur përndiqen, por edhe për nxitjen e të drejtave në punë. Gazetarët e konsiderojnë mungesën e mbrojtjes ligjore një pengesë të madhe për vazhdimin e punës së gazetarisë investigative në Shqipëri.

?Është shumë e vështirë të hetosh krimin e organizuar në Shqipëri, pasi nuk ke mbrojtje minimale dhe para së gjithash pronarët e mediave mund të të nxjerrin nga puna,? tha Bicaku.

Lajmet e fundit nga