LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalohet importi i makinave mbi 10 vjet prodhim 

22 Shtator 2018, 13:56, Aktualitet CNA
Ndalohet importi i makinave mbi 10 vjet prodhim 

Qeveria duket e vendosur të ndalojë importin e makinave të përdorura. Keshtu që nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Ky vendim mësohet se është marrë me qëllim reduktimin e ndotjes si dhe për të shmangur futjen e makinave në Shqipëri për skrap.

Por,  projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk prek makinat e përdorura mbi  10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por vetëm kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.

Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

Lajmet e fundit nga