LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i importit të makinave me mbi 10 vite prodhim/ Rama publikon statistikat

22 Shtator 2018, 18:19, Aktualitet CNA
Ndalimi i importit të makinave me mbi 10 vite prodhim/ Rama publikon

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndalohet importi i makinave me mbi 10  vite prodhim.

Postimin e tij Rama e ka shoqëruar me një video, ku ka paraqitur disa statistika për gjëndjen aktuale të makinave që qarkulojnë në Shqipëri.

Sipas Ramës, në Shqipëri mosha mesatare e makinave është 20 vjet, 12 herë më e lartë se në BE.

Më tej kryeministri ka shtuar se ndotja e shkaktuar nga makinat, ka bërë që të rriten sëmundjet e  lidhura me frymëmarrjen.

Ndër të tjera shefi i qeverisë ka thënë se për qytetarët kostoja e mirëmbajtjes së makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit do të jetë më e ulët. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga