LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhjet politike të bandës “Bajri”/ Artan Hoxha flet pa doreza

22 Shtator 2018, 12:25, Aktualitet CNA
Lidhjet politike të bandës “Bajri”/ Artan Hoxha flet pa

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ndërsa zbardhi të tjera detaje në lidhje me arrestimin e të ashtuquajturit ?i forti? i Shkodrës, Safet Bajri, Artan Hoxha ka deklaruar se ??Krimi nuk ka ngjyrë në Shqipëri. Mjafton të gjejë akses.?

I ftuar në studion e ?Report Tv?, Artan Hoxha tha se ?Safet Bajri ka qenë mbështetës i PD.  Në intervistën me mua ai ka thënë se ka qenë kryevëzhgues i PD-së në zgjedhje, ndërsa familja e tij është në mbështetje me të majtën. Janë akuzuar për lidhje, për favorizim nga qeveria.?.

Por gazetari Hoxha, nga ana tjetër tha se ?Pas vrasjes së Fatbardh Licit, vëllai i tij, ka thënë se po na sulmon banda e qeverisë, nuk e ka thënë me emër por iu referua familjes Bajri. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, madje në njoftimin që ka bërë sot, falenderon  policinë belge.?

Gjithashtu Artan Hoxha tha se në Shkodër duhet të goditen dhe të ndërpritet i gjithë seriali i vrasjeve që nga mina e telekomanduar që iu vu Lulzim Kullës.

?Kur kemi një luftë të tillë, me vrasjen e Boran Bërçanën situata u agravua dhe ndodhën disa vrasje që janë pa autorë, përfshirë dhe Fatbardh Licin. Ngjarjet për mënyrën sesi ndodhën, kemi të bëjmë me dallime të forcave politike.?-u shpreh gazetari Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga