Connect with Us

Letër e hapur drejtuar Markut dhe Xhafajt/ Mos na lini në “mëshirën” e huliganëve  

Aktualitet

Letër e hapur drejtuar Markut dhe Xhafajt/ Mos na lini në “mëshirën” e huliganëve  

Publikuar

-

Nga Sulejman Xhaferi

* Unë që po ju shkruaj quhem Sulejman Xhaferi, lindur më 17/02/1950 në Mner të Sipërm Tiranë, banues në njësinë administrative nr 6 Kombinat Tiranë. Po ju shkruaj publiksht, pasi ju kam shkruar dy herë mënyrë institucionale për një çështje dhe strukturat policore dhe ato hetimit nga ana e prokurorisë, vazhdon të më krijojë shqetësime, në një moshë të thyer dhe me statusin e invalidit.

Sulejman Xhaferi

Historia ime nis më 19 maj 2012, kur im vëlla Ibrahimi më kërcënoi me jetë, duke më thënë se kam porositur djemtë me të vrarë. Arsyeja se unë paskam bërë propogandë për ta ndarë tim vëlla nga fisi! Pa u mbushur java, me 24 maj 2012, nisi skenari i tim vëllai për të zbatuar planet e tij kërcënuese ndaj meje. Ngjarja ndodhi në Rrugën “Siri Kodra” afër Urës së Paskuqanit. Teksa po pija kafe në një kafene aty pranë, dy persona që zbritën nga një motor i bardhë, afrohen pranë meje dhe më kërcënojnë me jetë, duke m’u drejtuar me fjalët” “Spiun!” “Mashtrues!”.I shmangem sherrit duke u larguar nga lokali nëpërmjet tualetit, duke lënë dhe çantën në lokal, por këto persona më zënë në rrugë dhe njëri më kap nga njëri krah e tjetri nga krahu tjetër. Bëra thirrje për ndihmë, ndërhynë disa banorë të lagjes dhe ata u larguan, duke kërcëlluar armët, që i paskeshin pasur me vete. Lajmërova policinë dhe grupi policor erdhi menjëherë. Para se të vinte policia, mësova nga banorët se kërcënuesit e mi ishin punonjës të Ujësjellësit dhe ishin nxitur nga djali i vëllait tim, nga nipi im, i cili paskësh qenë duke pirë kafe pak metra më tej, bashkë me tezen e tij. Theksoj se djali i vëllait tim, Qeremi është person problematik për zonën, i skeduar nga policia me dosje kriminale. Pra, vëllai e kishte mbajtur fjalën, po më kërcënonte me jetë me anë të djalit të tij, që kishte futur në ingranazhet e këtij kërcënimi dy personat me motor të bardhë, punonjës të Ujësjellësit, për të cilët tregova më sipër.

Kërcënime verbale, me telefona dhe në rrugë nga persona anonimë kanë vazhduar pas kësaj ngjarje,për të kulmuar në një përplasje të fortë me tezen e nipit tim.

Me 2 maj 2017 takoj tezen e nipit tim Qeremit, e cila quhet Shpresa Alirexhepi, pranë Impiantit të Ujit, ku ajo ka shtëpinë. Ajo tentoi të më shtypte me makinë, duke më thënë: “Do të tërheq zvarrë pas makinës!”. Menjëherë lajmërova policinë, e cila erdhi dhe pasi bëra shpjegimet përkatëse, më rekomanduan t’i drejtohem komisariatit nr.5 për të bërë denoncimin. Mëgjithë lutjet e punëtorit të policisë për ta falur, unë kreva denoncimin në komisariatin nr.5, i cili bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyësor Tiranë. Erdhi bashkëshorti i tezes së nipit tim nga Italia dhe kërkoi të më takonte, por nuk pranova. Më në fund, me ndërhyrjen e disa familjarëve të mijë, e takova dhe ai mu lut që ta tërhiqja denoncimin, pasi donte ta merrte bashkëshorten me vete në Francë, por nuk e merrte dot në process hetimi. Pranova, e tërhoqa denoncimin, por I thashë prokurorit se më gjeti ndonjë e keqe, e kërkoj tek ajo! Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet në Francë bashkë me bashkëshortin. Shtëpinë dhe makinën ua ka lënë djemve të vëllait, nipave të mi nën ruajtje!

Vite më parë kam marrë me leje ujë të pijshëm, pjesë e fashtit, me lejen e pjesëtarëve të atij burimi, ku dhe kam punuar. Dëshmitarë janë gjithë lagjia,dhe farefisi. Në mënyrëarbitrare, pa pyetur njeri, e morën këtë ujë ujë vëllai im me disa komshinj. Pra nuk më lanë të merrja ujë, por arrita të merrja pak nga shkarkimet e tepruara, nga një tubë ajrimi, por dhe atë ma ndërprenë.

Duhet thënë se vëllai im i quajtur Ibrahim Xhaferi ka 27 vjet që ma shfrytëzon tokën forcërisht. Këtë tokë na e ka lënë babai, të ndarë në katër pjesë. I kam çuar njerëz që të mos ma prekë tokën, por nuk është bindur. Kam konflikte dhe për ujë vaditje që nuk më jep. Kam konflikte për kufij ndarës. Kam konflikte se derdh ujërat e zeza në tokën time, si dhe plehërat e mbeturnat. Të gjitha këto punonjësi I policisë së zonës Emri Demalia I kaditur, por siç duket ka konflikt interesi. Ai është parë shpesh të hajë e të pijë në atë shtëpi, e për ta verifikuar mjafton të verifikohet numri I telefonit tëtij. Ky person I dhunshëm ka dhunuar dhe dy invalidië të tjerë disa vite më parë.

Rasti më kulmor i sjelljes arrogante dhe të dhunshme të këtij punonjësi policie ka ndodhur në ngjarjen që poi u tregoj më poshtë:

Unë kam kërkuar ndihmë nga organet e policisë dhe në vend të ndihmës më ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht, duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj meje, që jam një invalid i përhershëm, ky punonjës policie, i cili e shikon vendin e tij të punës si vend përfitimi personal, duke dhunuar një pjesë e duke favorizuar në kundërshtim me ligjin një pjesë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 13/04/2017, kur unë ndodhesha në Mner të Sipërm, në shtëpinë e dajës, që na e ka dhënë në përdorim për verim mua dhe vëllait. Atë ditë pata konflikt të ashpër me vëllain, (u ndjeva i rrezikuar fizkisht prej tij), pasi ai kishte ndërprerë ujin në shtëpinë tonë në përdorim dhe unë kam kërkuar ndihmën e të plotfuqishmit të njësisë administrative Zall Bastar, i cili quhet quhet Emri Demalia. Ky zotëri ka ardhur në shtëpi së bashku me katër policë, të gjithë ishin të dehur dhe me një fjalor të ndyrë, të padenjë për uniformat e policisë. Kjo eskortë policore, në vend që të më merrte në mbrojtje, ngaqë vëllai po më dhunonte, më ka marrë ashtu gjysëmzhveshur siç isha dhe më ka tërhequr zvarrë duke më goditur dhe kërcënuar. Nuk më ka lënë as të haja drekë, por më ka tërhequr sikur të isha një killer e jo një invalid që pata kërkuar ndihmë!

Gjatë kësaj kohe që ky i plotfuqishëm dhe policët e tij vërtitetshin nëpër shtëpi duke më rrahur e kërcënuar, më janë vjedhur edhe dyqind mijë lekë të vjetra që i kisha në xhepin e xhaketës dhe disa të holla të tjera, që i mbaja në xhepa të tjerë. As ilaçet e mjekimit të përhershëm nuk më kanë lejuar që t’i marrë me vete! Më kanë marrë dy celularët që kisha, pamë lejuar asnjë lloj komunikimi.

I plotfuqishmi z.Emri Demalia, gjatë gjithë rrugës, disa herë më ka godituir me grushte dhe ka përdorur ndaj meje fjalë të rënda fyese e poshtëruese. Si rezultat i këtyre goditjeve, kam pësuar traumë fizike dhe psikike, çfarë e dëshmojnë dhe ekspertrizat mjekësore, që po ua bashkëngjis kësaj letre. Ashtu të përgjakur, eskorta policore më ka çuar në një lavazh dhe ka urdhëruar punëtorin e lavazhit të më pastronte dhe për shkak të gjendjes së rënduar janë detyruar të më shoqërojnë për tek spitali “Nënë Tereza”, reparti i Kardiologjkisë, ku kam marrë ndihmën e parëmjekësore, gjë që vërtetohet dhe nga dokumentet përkatës.

I plotfuqishmi z. Demalia dyshohet për afera droge, merr para nga të përfshirët në këtë trafik, se gjoja i mbron ai, kur dihet se për afera droge është shkarkuar nga puna ish shefi i komisariatit nr.4, para dy vjetësh dhe vetëm në fshatin Zgur të Zallmnerit janë nën hetim dhe ndjekje penale shtatë persona..

Pasi kanë mbajtur një proceverbal në zyrat e komisariatit nr.4, më kanë nxjerrë jashtë, dukemë thënë shko në Kombinat ku ke banesën dhe gjendjen civile. Nuk kisha ansjë lekë në xhep dhe as dëshminë e invaliditetit. Ju luta të më jepnin ndonjë pesëmijëlekëshe borxh për t’ua sjellë të nesërmen, por ata mbyllën dyert e komisariatit dhe nuk pranuan asnjë lloj komunikimime mua! I drejtohem Shërbimit Informativ Kombëtar, por ata më thanë se duhet të shkoja tek Drejtoria e Policisë Tiranë. Mirëpo gjendja ime shëndetësore u rëndua shumë, uria bënte punën e vet. Atë natë e kam gdhirë në lulishten e Pediatrisë së re. Në orët e para të mëngjesit pashë një person të njohur, të quajtur Rexhep Rama, i cili me bleu disa byrekë dhe më dha një pesëmijëlekëshe borxh, si dhe më solli nga shtëpia e tij një palë pantollona, këmishë, xhaketë që të ndërrohesha, pasi isha katandisur si mos më keq!

Fill pas ngjarjes kam njoftuar Avokatin e Popullit, i cili ka depozituar për ndjekje çështjen time.

Para dhe pas kësaj ngajrje kanë vazhduar e vazhdojnë presionet e kërcënimet ndaj meje; kërcënimet në telefon, qëllojnë me gurë shtëpinë e të tjera, për të dashur të më tregojnë se janë të paprekshëm dhe se unë duhet të ndihem i frikësuar!

Unë jam një qytetar i ndershëm, me aftësi të kufizuara fizike, që kurrë nuk kam pasur probleme me ligjin. Po ju shkruaj që të merrni masa që persona të tillë, që e ndotin uniformën e policisë të mos jenë më pjesë e strukturave të saj, e luftës që ajo bën për rendin dhe qetësinë qytetare.

Çështja ime për të cilën ju fola gjëra e gjatë ndodhet për hetim në prokurori, por deri tani nuk është bërë ballafaqimi im me të plotfuqishmin z. Demalia të cilin akuzoj, nuk është thirrur për të dëshmuar punonjësi i lavazhit, që ka qenë dëshmitar okulai dhënë shtazarake të ushtruar ndaj meje nga një I plotfuqishëm ploicor që duhet të më mbronte; nuk është bërë asnjë hetim serioz rreth kësaj çështjeje.

Mbetem me shpresë së letra kjoletër e hapur dhe publike do të shqyrtohet e verifikohet dhe të merren masa kundër këtij huligani dhe që vepron në emër të policisë, duke marrë nëpër këmbë të drejtat elemientare të një të moshuari dhe të një invalidi në kushte mbijetese.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: