Connect with Us

Korrupsion me kolaudimin e mjeteve/ Bien në pranga dy persona

Aktualitet

Korrupsion me kolaudimin e mjeteve/ Bien në pranga dy persona

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranës pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët merrnin para për kolaudimin e makinave.

Shtetasit A.T dhe A.H në bashkëpunim me njëri tjetrin merrnin para për të kaluar testin e kolaudimit të makinave jashtë radhe, në kundërshtim me kushtet reale teknike.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për gjetjen e provave për autorë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i prokurorisë:

“Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit Prokuroria e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin duke arrestuar 2 persona për korrupsion, konkretisht shtettasit A.T dhe A.H, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë merrnin shpërblim për kalimin e mjeteve në kolaudim në kundërshtim me kushtet reale teknike si dhe kalimin e mjeteve jashtë radhe. Po vijohet për individualizimin dhe gjetjen e provave për autorë të tjerë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe/ Humb jetën qytetari

Në aksin rrugor Shokdër-Malësi e Madhe janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka ndërruar jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Jemi mes trafikantëve”/ Gazetarja bën deklaratën e fortë: Përmbysim Europën me kanabis

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Anila Hoxha ka folur mëngjesin e sotëm, për operacionin e realizuar nga Policia e Kosovës ajo shqiptare dhe italiane me DEA amerikane, ku edhe u kapën 400 kg lëndë narkotike, e llojit kokainë.

E ftuar në studion e Abc News, Anila Hoxha ka bërë deklarata të forta, ndërsa theksoi se Shqipëria është kthyer në një vend burimi për kanabisin dhe se jemi mes më të mirëve trafikantë.

Po ashtu ajo tha se fillimisht informacioni për këtë operacion ishte tepër i rezervuar, ndërsa shtoi se aktualisht po kryhen ende kontrolle.

Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar. Duhet të kemi parasysh që edhe aktualisht ky operacion vazhdon dhe po kryhen disa kontrolle. Është e konfirmuar që tashmë Shqipëria po përdoret rëndom nga trafikantët e Amerikës Latine. Tani jemi mes më të mirëve trafikantë.

Trafikantë të rëndësishëm kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta. Ne jemi vend burimi për kanabisin, e përmbysim Europën me kanabis. Nga ana tjetër trafikantët dorëzojnë kanabis dhe marrin heroinë për të furnizuar sërish tregun. E rëndësishme është që ndërkombëtarët po arrijnë të kenë deri diku besim sepse ne kemi pasur operacione ku të huajt nuk na kanë besuar”, tha Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE