LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitën shtëpinë e 50 vjeçarit/ Shoqërohen 8 persona

22 Shtator 2018, 11:13, Aktualitet CNA
Grabitën shtëpinë e 50 vjeçarit/ Shoqërohen 8 persona

Policia e Bulqizës ka shoqëruar 8 persona në polici dhe ka shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës, ku tre persona kanë vjedhur me dhunë shtëpinë e shtetasit A.M në Bulqizë.

Mësohet se shtetasi A.M, 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz,  tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri,  i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M.

Hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./CNA.al

Njoftimi i policise:

Bulqizë

Policia e Bulqizës shoqëron 8 persona  si dhe shpall në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes  së ndodhur gjatë  natës ku tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën  e shtetasit A.M,  banues në Bulqizë .

Një grup i posaçëm hetimor  nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P.Dibër, pas marrjes së njoftimit  menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç,  sëbashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz,  tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri,  i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M.

Mbi bazën e  informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas,  si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër  autorët e   dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Lajmet e fundit nga