LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ju vras”/ Biznesmeni kërcënon gazetarët në Librazhd

22 Shtator 2018, 17:11, Aktualitet CNA
“Do ju vras”/ Biznesmeni kërcënon gazetarët në

Dy gazetarë janë kërcënuar në krye të detyrës. Lajmin e ka bërë publik Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Elbasan.

Mësohet se gazetarët e kërcënuar janë Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu.

Këta të fundit po pasqyronin Panairin e Mjaltit në Librazhd, kur janë kërcënuar me vrasje nga biznesmeni Lulzim Hasballa.

Unioni i Gazetarëve e ka dënuar ashpër këtë veprim, ndërsa ka kërkuar zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Gjithashtu mësohet se gazetarët kanë bërë kallëzim penal në polici për kërcënimin.

Reagimi i plotë

Unioni i Gazetarëve për qarkun Elbasan, dënon ashpër këtë kërcënim brutal ndaj gazetarëve në fjalë dhe Fjalës së Lirë. Nuk është hera e parë që gazetarë të këtij Qarku përballen me ngjarje të tilla. Me të drejtën profesionale dhe ligjore kërkojmë: Organet koopetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Autori kërcënues të vihet para drejtësisë ligjore. /CNA.al

Lajmet e fundit nga