LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dha shpirt në burg/ Historia tronditëse e të riut që humbi këmbë e duar nga torturat çnjerëzore

22 Shtator 2018, 15:24, Aktualitet CNA
Dha shpirt në burg/ Historia tronditëse e të riut që humbi

Filip Logoreci është emri i gjimnazistit shkodran, i cili humbi këmbë e duar duar nga torturat çnjerëzore në hetuesi e më pas dha shpirt në burgun e Shkodrës.

Filip Logoreci, ishte fëmija i shtatë i familjes Logorci në Shkodër. Sapo kishte përfunduar gjimnazin, kur u arrestua nga oficerët e regjimit komunist.

Por pse u torturua në mënyrë çnjerëzore Filipi në burgun e Shkodrës.

?I vëllai i Filipit, Anton Logoreci, ishte në atë kohë drejtues i sektorit për Shqipërinë dhe Evropën Lindore në radio BBC, në Londër. Anton Logoreci ishte një ndër analistët më në zë të BBC në atë kohë dhe mjaft aktiv për ngjarjet që po ndodhnin në vendet e kampit komunist. Natyrisht Shqipëria dhe regjimi komunist, zinin një vend të rëndësishëm në analizat e tij. Sa më shumë fjalë lëshonte Anton Logoreci kundër regjimit komunist, aq më shumë ngushtoheshin hekurat nëpër kyçet e këmbëve dhe duarve të të vëllait gjimnazist, Filip Logorecit?,- shkruan kujto.al.

Bashkëvuajtësi i tij i burgut, Zef Staku ka treguar se cilat ishin fjalët e fundit që i riu shkodran shqiptoi para se të ndërronte jetë nga torturat çnjerëzore.

?Zef, ? nanës, mi ço fjalë nanës?, ? i thuej që e kam dasht shumë? nanës?Zef?./ CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga