LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja/ Si u arrestua i “forti" i Shkodrës dhe anëtarët e fisit të tij

21 Shtator 2018, 22:07, Aktualitet CNA
Detaje të reja/ Si u arrestua i “forti" i Shkodrës dhe

Mbrëmjen e sotme u arrestua në Tiranë Safet Bajri, i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Mësohet se Bajri u arrestua në zonën e ?Xhamllikut? në Tiranë, ndërsa në Shkodër janë ndaluar disa persona të tjerë të fisit, por emrat ende nuk bëhen publikë nga policia.

?Janë prerë 15 urdhër arreste. Safet Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel me disa vite burg për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin?,- ka thënë gazetari Arsen Rusta për Report Tv.

Por sipas burimeve nga prokuroria, Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare pas kallëzimit të disa biznesmenëve në qytetin verior për gjobë vënie.

Gjithashtu mësohet se nga operacioni i policisë  janë sekuestruar armë dhe drogë, por nuk dihet sasia dhe çfarë lloji, pasi operacioni është ende në vijim.

Ndërsa policia e Shtetit ka deklaruar se nesër do të ketë një deklaratë për mediat në mbyllje të operacionit, por e ditur bëhet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona edhe në Belgjikë dhe në Angli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga