LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet polici në Rinas

21 Shtator 2018, 21:32, Aktualitet CNA
Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet polici në Rinas

Një punonjës policie dhe një shtetas turk janë arretuar në Rinas.

Nga njoftimi i policisë shkruhet se në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë Gazmir Dega si dhe shtetasi turk Servet Aksoy 44 vjeç.

Mësohet se punonjësi i policisë shqiptare ka favorizuar kalimin e paligjshëm të shtetasit turk dhe akuzohet për ?shpërdorim detyre?.

Njoftimi i plotë:

Ne vijim te operacionit, SHÇBA ka ndaluar ne oret e mbremjes edhe 1 punonjes policie dhe 1 shtetas turk, per korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe shperdorim detyre.

Te ndaluarit jane:

? Gazmir Dega, punonjes policie ne Komisariatin nr 1 ne Tirane

? Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Me heret, ne kuader te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance nje kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshem te 7 shtetasve turq. Hetimet po vijojne./ CNA.al

Lajmet e fundit nga