LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon videon e rrugës Korçë-Ersekë/ Qytetarët e nxjerrin “zbuluar”  

21 Shtator 2018, 07:42, Aktualitet CNA
Rama publikon videon e rrugës Korçë-Ersekë/ Qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video, me pamje nga rruga e re Korçë-Ersekë.

Rama thekson se ky aks është ndërtuar me standarde europiane. Ndër të tjera ai pohoi se vitin ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pjesës tjetër të rrugës.

?MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë. Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zones.
#RrugëtKombëtare për #ShqipërinëQëDuam
#eGjithëVëmendjaPërJu?, shkruan Rama në postimin e tij.

Por menjëherë pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika ndaj kreut të qeverisë.

?Po pjesa tjeter kur do behet apo kur te vije ne pushtet Lul Basha? Kjo rruge duhet bere deri ne Permet!?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër ngre alarmin për sigurinë e rrugës, për të cilen thotë se është burim aksidenti ?tek video kan ber nje dalje nga rruga ata inxhinjeret qe skan Shkoll hajde te dalesh nga aty. Esht shkak aksidenti Ktu ka abuzim me fondet se kan pas mundesi te bejen nje dalje dhe hyrje me te pershtateshme?-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?Shoku Rama,ca u be me ate kredine e vogel gjysem miliardi ? qe moret Tani???? Zdalin leket tkeqen??? Keni dal me humbje ne cdo sektor?? Si eshte puna se me taksat dhe cdo gje Po e shtrengoni Fort,vetem leku spo ju del prap eee?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Prshd! A ben me dit,sa e gjere eshte korsia e makinave,manene flasim per sandarte,mua me duket e ngushte!!!?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?5 vjet 17.6 km. edhe thu vitin tjeter do ta perfundojm pjesen tjeter . Punen e sotme mos e ler per neser o edo. Se kshu I leni krejt punet ju , filloni punen e e kur te jene zgjedhjet premtoni se do ta mbaroni edhe ja fusini edhe disa pordhe te tjera e shqiptart o burra te votojm per edin se ai I mban premtimet e na jep edhe 20 mij lek per vote.
Pse svrisni veten ma mir I kishit ba nder ktij vendi se me burra si puna juj vec mrapa ec Shqiperia.
kshu qe boni komente pozitive se ju fut ne pune edi
me pastrue kazanat se ka nevoj shqipnia per qashtu punetoresh se sjeni per gja tjeter!

Lajmet e fundit nga