LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për Teatrin antikushtetues/ Rama rrëmben kompetencat e Metës

21 Shtator 2018, 07:07, Aktualitet CNA
Ligji për Teatrin antikushtetues/ Rama rrëmben kompetencat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar sërish sot në lidhje me ligjin për Teatrin Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi zbulon shkeljet kushtetuese të mazhorancës, ndërsa thekson ?Edi Rama po rremben kompetencen qe ka Presidenti qe te ktheje me veto nje ligj qe shkel Kushtetuten?.

Sipas Bylykbashit, ?Meqe Kushtetuta thote se Presidenti nuk mund ta ktheje dy here te njejtin ligj, “ustallaret” e Rames na paskan gjetur nje hile antikushtetuese. Meqe numri i ligjit nuk ka ndryshuar, do te pretendojne se Presidenti nuk mund ta ktheje perseri me veto kete ligj te Rames.??.

Ndër të tjera Bylykbashi thekson se ?Pikerisht me kete hile Rama kerkon t’ia ?hedhe, ligjin ta miratoje, gjoja te hape gare, te fitoje Fusha dhe Rama te fitoje 200 milion eurot. Pse nuk paraqet ligj te ri Rama, ku te reflektoje kritikat e Presidentit? Sepse do te ishte qartazi ligj i ri me numer te ri dhe do te jepte mundesi per veto te re te Presidentit.?.

Postimi i plotë:

Nje ligj zombi po shkon tek Presidenti?
?

Ligji i Teatrit vdiq. Kur dekreti i vetos i Presidentit pranohet nga Parlamenti, ligji ka pushuar se egzistuari. Por Rama u perpoq ta ngjalle duke amenduar nje ligj te vdekur. ANTIKUSHTETUESE? Kjo nuk eshte asgje!
?
?Sepse Edi Rama po rremben kompetencen qe ka Presidenti qe te ktheje me veto nje ligj qe shkel Kushtetuten. Pasi i hoqi “rropullite” e vdekura ligjit te Teatrit qe vdiq pa pare ende diellin, Rama beri amendamente si makiazh pa ndryshuar qellimin korruptiv, duke ruajtur ?te pandryshuar numrin e ligjit. Pra ne forme eshte i njejti ligj, me te njejtin numer. ?Kete sajese qe e quan ligj te njejte me ate qe eshte votuar me pare sepse nuk ka ndryshuar numer dhe po ia dergon Presidentit per dekretim.
?
?Meqe Kushtetuta thote se Presidenti nuk mund ta ktheje dy here te njejtin ligj, “ustallaret” e Rames na paskan gjetur nje hile antikushtetuese. Meqe numri i ligjit nuk ka ndryshuar, do te pretendojne se Presidenti nuk mund ta ktheje perseri me veto kete ligj te Rames.?
?Pikerisht me kete hile Rama kerkon t’ia ?hedhe, ligjin ta miratoje, gjoja te hape gare, te fitoje Fusha dhe Rama te fitoje 200 milion eurot. Pse nuk paraqet ligj te ri Rama, ku te reflektoje kritikat e Presidentit? Sepse do te ishte qartazi ligj i ri me numer te ri dhe do te jepte mundesi per veto te re te Presidentit.
?

Por Presidenti nuk shqyrton numrin e ligjit por brendine e tij. Vetem nese Parlamenti do te rrezonte dekretin e Presidentit, ?qe do te thote se brendia e ligjit nuk do te ndryshonte, President nuk e kthen dot me per rishqyrtim, sepse ia ndalon Kushtetuta ngaqe Parlamenti vendosi perfundimisht duke rikonfirmuar te paprekur brendine e ligjit te kthyer nga Presidenti.
?Ama, kur brendia e nje ligji ndryshon serish, qofte edhe me nje fjale te vetme, Presidenti ka te drejte ta shqyrtoje e ta ktheje perseri ne Parlament nese eshte nevoja.

Por ne cdo rast, e gjithe ajo qe ndodhi dje ne Kuvend eshte antikushtetuese sepse nuk amendohet nje ligj i rrezuar nga Presidenti, pavaresisht ndonje precedenti antikushtetues qe mund te kete kaluar pa u vene re. Precedenti i keq nuk e ndryshon as germen as frymen e Kushtetutes. Ligji i rrezuar terhiqet dhe riparaqitet nga e para si inisiative e re dhe po te jete nevoja, Presidenti e kthen serish. Praktika kushtetuese italiane qe ka te njejtin mekanizem vetoje, lejon vetem rivotim te ligjit te kthyer ?pa bere ndryshime. Pikerisht kete po perpiqet te shmange Rama sepse i prish shume pune.

Pra me kete hile Kryeministri, pasi ka marre cdo pushtet, po i zhben tinezisht Presidentit kompetencen kushtetuese te vetos me qellim qe ligji te kaloje patjeter. ?Ligji i vdekur i Rames po capitet perseri si nje zombi drejt Presidences, e me pas do t’i turret Teatrit dhe prones publike per t’i shqyer.

Presidenti duhet ta ndale patjeter kete kerme teresisht antikushtetuese?! Kjo eshte arma e fundit institucionale qe ka mbetur tashme qe ka vdekur Gjykata Kushtetuese. Nese Presidenti nuk shprehet, to ta quajne kete ligj-zombi te shpallur dhe do te hyje ne fuqi.
?
?Ndoshta per ata qe ende i besojne “Reformes ne Dredhesi” te Rames, fjala Kushtetute ka pak rendesi dhe Gjykata Kushtetuese me mire qe nuk egziston. Por kjo e keqe qe drejton sot shqiperine duhet shporrur me cdo kusht, ose ajo qe kemi pare deri me sot nuk eshte ende asgje!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga