LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoxha “plas bombën” për Markun/ ”Pavarësisht letrës së bukur, ajo zonja nuk ka kuptuar”...

21 Shtator 2018, 19:15, Aktualitet CNA
Hoxha “plas bombën” për Markun/ ”Pavarësisht

Gazetarja Anila Hoxha gjatë emisionin ?Repolitix? në Report Tv është  shprehur se vendimi i prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, për 10 prokurorët është një ngjarje e rëndë dhe se nga rebelimi i tyre ka nxjerrë disa pika të errëta.

?Unë kuptoj dhe dyshoj se zonja nuk e ka kuptuar Reformën në Drejtësi. Nuk e ka kuptuar se prokurorët janë të pavarur dhe se nuk ndërhyhet në punën e tyre. Çështja nuk është zgjidhur me short, por me urdhër të Arta Markut. Pavarësisht letrës së bukur Marku e ka pranuar në heshtje se prokurorët kanë të drejtë?,-ka thënë Hoxha.

Gazetarja gjatë fjalës së saj e ka nënvizuar fort se prokurorët nuk janë vendosur me short dhe se ne  kemi të drejtë të gjithë të dyshojmë për këtë.

“Gjykatësit dhe prokurorët nuk janë çirak të askujt”,- ka vazhduar Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga