Connect with Us

Çmontohet grupi i prokurorëve/ Dosja “Tahiri” drejt asgjësimit?  

Aktualitet

Çmontohet grupi i prokurorëve/ Dosja “Tahiri” drejt asgjësimit?  

Publikuar

-

saimir tahiri gjunjezon prokurorine

Prej rreth një viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Prokurorë të çështjes se Tahirit në atë kohë u caktuan ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj si dhe prokurorët Elisabeta Imeraj e Gentian Osmani.

Por, çfarë po ndodh me grupin e prokurorëve që mori në dorë një ndër dosjet më të bujshme.

Elisabeta Imeraj, në fillim të muajit Gusht, u emërua drejtuese e komanduar në krye të Prokurorisë së kryeqytetit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga procesi i Vettingut.

Me largimin e saj filloi dhe çmontimi i  grupit të prokurorëve të rastit “Tahiri”. Largimi i Imerajt nga Krimet e Rënda, edhe pse një nga prokuroret më të mirë të sistemit prokurorial, ka ngritur shumë dyshime. Imeraj është një ndër prokurorët që gëzon simpatinë si nga ana e mazhorancës, edhe opozitës, pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë me dosjet e “nxehta” që ajo ka pasur nën hetim?

Ndërkohë, ditën e djeshme ka pasur të tjera lëvizje surprizë, te Krimet e Rënda.

Kryeprokurorja Arta Marku vendosi të “internojë” tre prokurorë të Krimeve të Rënda, mes të cilëve edhe një tjetër prokuror i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj.

LEXO EDHE:  “Çimka”/ Dylgjeri: Pse nuk flet Zv.ministri Ilir Marko? Është tronditur siguria kombëtare

Prokuroi që firmosi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe që punoi fort për arrestimin e tij, ditën e djeshme u “internua” në krye të Prokurorisë së Pogradecit.

Kujtojmë këtu se me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, Hajdarmataj u shkarkua edhe nga detyra kreut të Krimeve të Rënda dhe në vend të tij u komandua prokurorja Donika Prela.

Tashmë nga grupi i prokurorëve që hetoi çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbetur vetëm Gentian Osmani. Duke parë ndryshimet e bujshme që bëri Arta Marku pas marrjes së detyrës, nuk do të ishte e habitshme që edhe këtë ta presin lëvizje surprizë. Por, pyetja që shtrohet në këtë rast është çfarë do të ndodhë me një ndër dosjet më të nxehta, ajo për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri?

Do të asgjësohet apo do të caktohen prokurorë të tjerë, kjo mbetet për t’u parë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Ne zyrën e Saimir Tahirit gjendet një çimkë

LEXO EDHE:  Droga e kapur në Bari/ Përplasen Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj?

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE