LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu në politikë/ Thirrje për marrëveshje të re, Rama-Basha

20 Shtator 2018, 16:45, Aktualitet CNA
Vettingu në politikë/ Thirrje për marrëveshje të re,

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën ?Opinion? në News24, ka folur për votimin e ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, por edhe për vettingun në politikë.

Bushati është shprehur se nuk e beson shumë vettingun, ndërsa ka shtuar se ai shërben si thirrje për një marrëveshje të re Rama-Basha.

?Mbledhjet e opozitës janë një mënyrë për të mos qenë në Parlament, dhe për të bërë atë që ata e quajnë vetting në politikë. Unë këtë vettingun në politikë, nuk e besoj shumë. Tani që thonë se reforma në drejtësi nuk ka patur rezultatet e duhura, por kështu edhe reformat e tjera, si mund të funksionojë vettingu në politikë. Unë mendoj se vettingu për politikën është thirrje për një marrëveshje të re. Është një marrëveshje që opozita mund ta bëjë, ta thërrasë edhe si një fitore, por kur gjithë fitoret e tjera janë kthyer në dështime, atëherë për çfarë duhet kjo?,- u shpreh Bushati./ CNA.al 

Lajmet e fundit nga