LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transferimi i prokurorëve të “Shullazit” nëpër rrethe/ Zbulohet skenari i dyshes Rama-Marku

20 Shtator 2018, 19:05, Aktualitet CNA
Transferimi i prokurorëve të “Shullazit” nëpër

Ditën e djeshme, Prokurorët e Krimeve të Rënda janë revoltuar dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela, për zëvendësimin e kolegut të tyre, Eneid Nakuçi, i cili kishte në ngarkim çështjen Shullazi.

Ndërkohë ditën e sotme, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, urdhëroi transferimin e përkohshëm në rrethe, të prokurorëve, të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguarkryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha.

Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se  dyshja Rama-Marku po përdorin të njëjtën skemë si për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të lehtësuar Shullazin.

Ndër të tjera Basha ka shkruar se drejtësia ka mbaruar dhe krimi po triumfon.

“Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, shkruan Basha./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga