Connect with Us

Mungon në takimin e opozitës/ Aleati braktis Bashën?

Aktualitet

Mungon në takimin e opozitës/ Aleati braktis Bashën?

Publikuar

-

Opozita e Bashkuar edhe këtë të enjte nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit, por është mbledhur në Vlorë, për të denoncuar situatën kriminale në këtë qytet dhe lidhjet sipas tyre, të qeverisë me krimin.

Por, ajo çfarë ra në sy në tryezën e opozitës sot në Vlorë ishte mungesa e kreut të PDBNJ, Vangjel Dule.

Ndërkohë, takimit të opozitës sot ju bashkua edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, duke shënuar kështu zyrtarisht kalimin e kësaj force politike në opozitë.

Ndërsa përshendeti tryezën Idrizi u shpreh se përballë një maxhorance arrogante vendi ka nevojë për  një opozitë të re.

“Vlerësim për  ju për qëndresën dhe gjithçka keni bërë si opozitarë. Nuk kemi ardhur këtu të zhvendosim kënd, kemi ardh si vlerë e shtuar. Jemi në habitatin tonë, edhe për prioritetet që ne kemi. Të gjithë ndajmë bashkë c’ka ndodh përditë. Kjo maxhorancë prej 5 vjetësh ka cuar ekonominë në drejtim të paditur. Shqiptarët po varfërohen cdo ditë, ndërsa Rama ndan koncensionet me një grup oligarkësh. Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor.” u shpreh Idrizi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dorëzohet kryeministri i emëruar i Libanit/ Largohet nga posti

Publikuar

-

Nga

Dorëzohet kryeministri i emëruar i Libanit/ Largohet nga posti

Kryeministri i emëruar i Libanit është larguar nga posti.

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në portin e Bejrutit muajin e kaluar.

Të shtunën, zoti Adib tha në një fjalim televiziv, “Unë kërkoj falje që nuk isha në gjendje të vazhdoja detyrën për formimin e qeverisë”.

Ai ishte në negociata të gjata me fraksionet e ndryshme politike të vendit, por ata nuk ishin në gjendje të arrijnë një konsensus.

Dorëheqja e zotit Adib është një pengesë për Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili është përpjekur të ndihmojë formimin e një qeverie të re në ish-koloninë franceze të përballur me krizën.



Një zyrtar i presidentit Macron e quajti dorëheqjen e zotit Adib si “një tradhti kolektive” të partive politike të vendit.

“Eshtë e domosdoshme të kesh një qeveri të aftë për të marrë ndihmë ndërkombëtare,” tha zyrtari i paidentifikuar. “Franca nuk do ta braktisë Libanin.”

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi “shpartallon” opozitën

LEXO EDHE:  Balla kërcënon Bashën/ Tërhiqe urdhrin për rrëmujë në PE

Ndërsa kundërshtarët e zotit Adib e akuzuan atë për mos konsultim më të ngushtë me fraksionet politike për të formuar një kabinet të ri, ish-kryeministri Saad al-Hariri, një mbështetës i zotit Adib, tha se ata që duartrokisin pengesat e presidentit Macron “do të pendohen”.

Shpërthimi në portin e Bejrut më 4 gusht, i cili vrau të paktën 200 njerëz, plagosi mijëra të tjerë dhe la më shumë se 250,000 të pastrehë, erdhi si pasojë e 2,750 tonë nitrat amoni që ishte ruajtur në mënyrë të papërshtatshme për gjashtë vjet në port.

Shpërthimi, për të cilin shumë fajësuan elitën politike të Libanit, shkaktoi shkatërrim politik dhe ekonomik dhe përkeqësoi problemet ekzistuese të mëparshme në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Avokati i Breonas: vendimi i jurisë, shembull i racizmit në sistem

Publikuar

-

Nga

Avokati i Breonas: vendimi i jurisë, shembull i racizmit në sistem

Demonstruesit dolën në rrugë në një tjetër natë të premten në Luivill të shtetit të Kentakit, për të protestuar kundër vrasjes së Breonna Taylor-it, një punonjëse afrikano-amerikane e shërbimeve të urgjencës mjekësore, e cila u vra nga policët marsin e kaluar ndërsa po kryenin një bastisje për drogë.

Rreth 15 protestues u arrestuan të premten, tha policia, për shkeljen e ndalim-qarkullimit në orën 21:00.

Më herët të premten, familja e zonjës Taylor dhe avokati i tyre, Benjamin Crump, i bënë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Kentakit, David Cameron të publikojë pamjet e kamerave që mbanin oficerët në trup, dosjet e policisë dhe transkriptet e procedurave të jurisë që nuk ngriti akuza për vrasje ndaj oficerëve që vranë zonjën Taylor.

Avokati Crump tha se vendimi i jurisë është një shembull i racizmit sistematik që vazhdon në Amerikë. “Kjo nënvizon atë që kemi thënë gjatë gjithë kohës,” tha ai.

E ëma e zonjës Taylor, Tamika Palmer, tha, se “policia dhe ligji nuk u krijuan për të na mbrojtur ne, gratë me ngjyrë”. Zonja Palmer tha se vendimi i jurisë konfirmon faktin se ajo “nuk ka besim në sistemin ligjor”.

Zonja Palmer tha se ajo “e dinte” që Prokurori Cameron “nuk do ta bënte kurrë punën e tij” dhe shtoi se, “Sistemi i tërë ka dështuar të mbrojë Breonna-n.”

Zoti Cameron është prokurori i parë i përgjithshëm afrikano-amerikan i shtetit Kentaki



Kreu i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell, që përfaqëson shtetin Kentaki, mbrojti hetimin gjatë një fjalimi të enjten në sallën e Senatit, duke thënë se zoti Cameron “zhvilloi pikërisht llojin e hetimit të paanshëm dhe të plotë që kërkon drejtësia”. Ai i quajti protestat në Luivill, gjatë të cilave dy oficerë policie u qëlluan me armë, “evidencë e mëtejshme të paligjshmërisë, trazirave, dhe dhunës që kanë goditur qytetet amerikane kaq shpesh gjatë këtij viti”.

LEXO EDHE:  “Plotësisht dakord me masat”/Basha apel qytetarëve: Mos dilni nga shtëpitë!

LEXO EDHE:  Aleati paralajmëron Bashën/ Opozita drejt përçarjes

Zoti Crump shkruajti në Twitter se ai shpreson që një hetim federal për vrasjen e zonjës Taylor do të ngrinte akuza ndaj oficerëve. “Shpresoj që hetimi i FBI-së të sjellë më në fund drejtësi për Breonna-n dhe familjen e saj”.

Zonja Taylor u vra kur gjatë një operacioni anti-drogë, policia hyri në apartamentin e saj me një autorizim hyrjeje “pa trokitur” – një mekanizëm ligjor që u lejon policëve të hyjnë në një mjedis pa paralajmëruar, me qëllim ruajtjen e provave që mund të shkatërrohen. Në apartamentin e saj nuk u gjet drogë.

Megjithatë, zoti Cameron tha të mërkurën se një fqinj i zonjës Taylor kishte dëgjuar policinë të njoftonte prezencën e saj ndërsa hynin në apartamentin e zonjës Taylor dhe se hyrja e tyre nuk konsiderohej e llojit “pa trokitur”.

Zoti Cameron tha se oficerët “ishin të justifikuar në përdorimin e forcës”, pasi i dashuri i zonjës Taylor, Kenneth Walker, i cili nuk dëgjoi ndonjë njoftim nga policët, qëlloi me armë ndaj tyre i pari, kur ata hynë në apartament, duke menduar se ishin keqbërës.

Vëmendja është fokusuar tek të shtënat e zonjës Taylor dhe raste të tjera, pas vdekjes më herët këtë vit të George Flyod-it, një afrikano-amerikan, pasi një polic i bardhë i qytetit Minneapolis i vendosi gjurin në qafë. Vdekja e zotit Floyd ngjalli protesta në mbarë botën për padrejtësinë sociale./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohen me koronavirus dy mësues në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Infektohen me koronavirus dy mësues në Elbasan

Mes 108 rasteve pozitivë me Covid-19 që u raportuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, disa prej tyre janë në Elbasan.

Sipas asaj që raporton ABC news, mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” .

Një tjetër mësuese e kësaj shkollë është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në pritje të përgjigjes së tamponit.

LEXO EDHE:  Balla kërcënon Bashën/ Tërhiqe urdhrin për rrëmujë në PE



Sakaq mësohet se edhe një edukatore në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

LEXO EDHE:  “Momente tragjike”/ Basha falenderon dhe shpërndan mesazhe solidariteti

Ndërkohë deri më tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE