LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista/ AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online

20 Shtator 2018, 06:16, Aktualitet CNA
Lista/ AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).

Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se ?AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 ?Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë?.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.

Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes.  ?AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit,  subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e  transmetimit të kësaj përmbajtje?.

Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.

Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve.  Sipas të dhënave të përpunuara nga ?Monitor?, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX ? AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.-shkruan Monitor.

Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:

 

 

Lajmet e fundit nga