Connect with Us

Ekskluzive/ Dule braktis Bashën

Aktualitet

Ekskluzive/ Dule braktis Bashën

Publikuar

-

Opozita është mbledhur sot në Vlorë, për të denoncuar situatën kriminale në këtë qytet, por ajo çfarë ra në sy gjatë këtij takimi ishte mungesa e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili njëkohësisht është edhe deputet i qarkut të Vlorës.

Në takimin e sotëm ishte i pranishëm kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, duke zyrtarizuar kështu kalimin në kampin opozitar.

Por pas këtyre lëvizjeve politike, opozita merr një aleat të ri dhe humbet një deputet nga radhët e saj, i cili është Vangjel Dule.

Burime për CNA.al nga zyrtarë të lartë të kësaj partie bëjnë të ditur se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule do të braktisë koalicionin me Lulzim Bashën.

Kujtojmë këtu se kjo forcë politike, që ka pasur qëndrime të qarta që në vitin 2009, kur braktisi koalicionin qeverisës me Berishën dhe doli në opozitë.

LEXO EDHE:  Albana Vokshi thyen çdo rekord

Më pas në vitin 2013, PBDNJ erdhi në pushtet në koalicion me Ramën, por u largua sapo socialistët thirrën në qeverisje PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

Që nga ai moment e deri më sot, PBDNJ ka qënë në opozitë në krah të Lulzim Bashës, por ky i fundit nuk do ta këtë më Dulen në krah./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Një 58-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka aksidentuar për vdekje një person i cili udhëtonte me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të natës tek rrethrrotullimi i Golemit.

Motoristi 32-vjeçar me iniciale E.K. u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.



“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Albana Vokshi thyen çdo rekord

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj vëllait/ Rama ironi therëse me Berishën dhe Bashën

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Korçë pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras. Mësohet se i plagosuri ka qenë duke kaluar me biçiklete teksa ka humbur kontrollin dhe ka rene nga ura shkruan ABC news.



Si pasojë e rrëzimit ai ka marrë plagë ne kokë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Publikuar

-

Nga

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Covid-19 i ka marrë jetën 7 personave që nga dita e djeshme në Kosovë.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat rezultojnë 71 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 163 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435  dhe numri i rasteve aktive është 2.606.



“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Ambasadori Lu i shkon në zyrë Bashës

LEXO EDHE:  Albana Vokshi thyen çdo rekord

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 humbje jete./ CNA.al

LEXO TE PLOTE