LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vrasja e Marvi Mihalit/ “Autorët nuk ishin katër, por pesë”

19 Shtator 2018, 15:10, Aktualitet CNA
Zbardhet vrasja e Marvi Mihalit/ “Autorët nuk ishin katër, por

?Nuk kanë qenë katër persona, por pesë?,- thotë Prokuroria e Tiranës, për gazetën ?Panorama? , për ngjarjen tragjike që i mori jetën Marvi Mihalit, si pasojë e një konflikti për një karikues telefoni.

Ende nuk dihet se kush është personi i pestë, por Prokuroria thotë se ai ka qenë i armatosur me armë të ftohtë dhe për këtë ka dëshmitarë që do të dëshmojnë.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, pas shumë javësh shtyrjeje u hap shqyrtimi gjyqësor për çështjen.

Kreu i trupës gjykuese, Sokol Tona, që në nisje të seancës shpalli vendimin për një nga kërkesat e të akuzuarve, që kishin kërkuar më parë përjashtimin e tij nga trupa gjykuese.

Kjo kërkesë, sipas Tonës është rrëzuar. Në sallën e gjyqit mungonin të akuzuarit për ngjarjen, të cilët përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Pasi u shpall rrëzimi i kërkesës së parë, pra ai i përjashtimit të kryetarit të trupës gjykuese, avokatët e Dejvi Bitrajt dhe Kridens Allës, Sokol Hazizajt dhe Ilir Muratit, kërkuan gjykim të shkurtuar për klientët e tyre, ndërsa avokati i Eugen Bitrajt kërkoi gjykim normal.

Më pas ka reaguar avokati Saimir Vishaj, përfaqësues i familjarëve të viktimësduke thënë se kërkesa për gjykim të shkurtuar duhej rrëzuar, pikësëpari pasi ajo kërkohet përpara se çështja të nisë në themel dhe së dyti, do të prishte hetimin e çështjes. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe më pas shpalli rrëzimin e kërkesës për gjykimin e shkurtuar, si edhe nuk pranoi që çështjet të veçoheshin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga