LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas skandali në bankën më të madhe daneze/ Shefi ekzekutiv jep dorëheqjen

19 Shtator 2018, 21:27, Aktualitet CNA
Plas skandali në bankën më të madhe daneze/ Shefi ekzekutiv

Shefi i bankës më të madhe të Danimarkës, Thomas Borgen, dha dorëheqjen pas akuzave se dega e saj në Estoni është e përfshirë në një skandal të madh të pastrimit të parave.

Nga një hetim i brendshëm u zbulua se miliarda euro para të pastruar nga Rusia dhe shtetet e tjera sovjetike, kanë rrjedhur përmes degës së Danske Bank në Talin.

Bëhet fjalë për transaksione të cilat i përkasin periudhës 2008-2015, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarë të bankës u shprehën se nuk kanë akoma një shifër të saktë të transaksioneve të dyshimta, por mendohet se shuma e tyre mund të jetë rreth 200 miliardë euro, nëntë herë më shumë se prodhimi i brendshëm bruto i Estonisë.

Mësohet se përveç autoriteteve daneze dhe estoneze, rasti po hetohet edhe nga agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga