Mungoi në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut/ Ardian Takaj zbulon arsyen e çuditshme – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mungoi në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut/ Ardian Takaj zbulon arsyen e çuditshme

Publikuar

-

Skënderbeu i tij vijon të fitojë. Kjo gjendje po e kënaq presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takajn.

Edhe këtë herë, numri një i klubit korçar në ka qenë në Vlorë, teksa shpjegon arsyen se përse nuk e ka bërë një gjë të tillë në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”.

President, një Skënderbe me shumë ndryshime, por a e kishit menduar që të bënte atë paraqitje në Vlorë?

Ndryshime ka pasur dhe nuk kemi përse ta mohojmë. Ndoshta jemi ekipi që kemi bërë më shumë ndryshime këtë sezon. Sigurisht, kur ka kaq shumë ndryshime, është normale që jo çdo gjë duhet të funksionojë në perfeksion prej fillimit. Kjo, pasi ekipi do kohën e tij. Gjithsesi, Skënderbeu po bën mirë gjithçka deri tani dhe unë jam i kënaqur me këtë ecuri.

Cili është çelësi i suksesit të këtij ekipi?

Nuk ka presion dhe kjo është kryesorja për një ekip. Jemi larg presionit dhe mbi të gjitha lojtarët janë gati që të japin më të mirën. Nuk është se kemi marrë lojtarë pa studiuar terrenin, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë qenë këtu dhe kanë jetuar me këtë frymë fitoresh. Mund të them dhe diçka. Ky ekip tani ka më shumë “uri” se ai i kaluari.

 Ju nuk ishit në Vlorë, përse kjo zgjedhje?

E kam shans, prandaj nuk shkova. Në Vlorë, sa herë që nuk kam qenë në stadium, kemi fituar dhe prandaj zgjodha të bëj të njëjtën gjë edhe këtë herë.

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Publikuar

-

By

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. “Kandari” priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia “hipi” Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin “Rozafa”. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ”Ma ke treguar!”

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

– Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

– Si e zbulove këtë profeci? – e pyeti Filipi.

– Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

– Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Publikuar

-

By

Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, kreu i PD-së Lulzim, ka treguar se për çfarë është biseduar.

Takimi me Metën sipas tij kishte në objekt, zgjedhjet e 13 Tetorit, si mundësi për të dalë nga kriza politike.

“Takimi lidhet me 13 Tetorin. Meta mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza. Duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar është e gatshme të marrë çdo hap për të garantuar të drejtën e votës së lirë. Zgjedhjet duhet të jenë për njerëzit jo për Ymer Lalën dhe bablokët e oligarkët”, ka thënë Basha.

Ndërsa takimi me aleatët, sipas tij ka qenë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar.

“Sot me aleatët kemi diskutuar për hapat  e mëtejshëm në aksionin politik në të gjitha rrafshet, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtarë dhe zgjedhjet”, ka thënë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending