LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti vijon të na surprizojë/ Ja sa arrijnë sot temperaturat

19 Shtator 2018, 06:16, Aktualitet CNA
Moti vijon të na surprizojë/ Ja sa arrijnë sot temperaturat

Edhe pse ka kaluar gjysma e shtatorit, moti vijon të na surprizojë. Edhe për ditën e sotme moti pritet të jetë i kthjellët, ndërsa temperaturat maksimale pritetv të arrijnë deri në 32 °C.

Sipas IGJEUM, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Vetëm në zona shumë të vogla të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore  gjatë pasdites.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 11 / 26 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.

Për më shumë:

Lajmet e fundit nga