LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është banda që operon në Lushnjë/ Investitorë në biznese të mëdha dhe bujqësi

19 Shtator 2018, 19:30, Aktualitet CNA
Kush është banda që operon në Lushnjë/ Investitorë

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin ?RepolitiX? në News24, ku po trajtohet tema ?Masakra e Lusnjës, autorët të lirë?, ka thënë se ngjarjet kriminale së fundmi nuk ndodhin si pasojë e rigjenerimit të historive të vjetra.

Hoxha ka bërë me dije se në Lushnjë është një tjetër grup që merret me trafikundërkombëtar të drogës që po kërkon të ketë të gjithë zonën dhe po punon për ta pastruar atë.

?Nuk janë aktivizuar ngjarjet e vjetra. Është një mendje djallëzore dhe po kërkon të marrë në dorë territorin. Nuk ka lënë gjurmë, por kanë gjetur një mënyrë tjetër për të marrë nën kontroll. Kemi të bëjmë me grupe kriminale të specializuara për trafikun e drogërave të forta?,- u shpreh Artan Hoxha.

Më tej ai ka thënë se ky grup paratë i ka investuar në biznese të mëdha edhe po kërkon të këtë, edhe fushën e bujqësisë.

?Paratë i kanë investuar në objekte dhe biznese të mëdha. Në Lushnjë po të pyesësh të gjithë e dinë se kush është ai që drejton, por nuk flasin. Këto grupe bëjnë trafik ndërkombëtar droge dhe e bëjnë që të jenë zotër të gjithë atij qyteti?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga