LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj i vendosur/ Kufijtë nuk preken

19 Shtator 2018, 20:42, Aktualitet CNA
Haradinaj i vendosur/ Kufijtë nuk preken

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emsionin ?Opinion? në Tv Klan, ka folur një lidhje me idenë për korrigjimin e kufijve.

Haradinaj është shprehur se nuk do të pranohet asnjë marrëveshje me Serbinë përsa i përket kufijve.

Ndër të tjera ai ka shtuar se kjo është një taktikë politike e presidentit Hashim Thaçi.

?Ne e respektojmë vlerat e serbëve të Kosovës. Përkundër të kaluarës tonë tragjike. Ne nuk do shkojmë tek zgjidhja deri tek korrigjimet në territor. Ne nuk e hapin të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas, edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen, këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për tu bërë anëtarë të NATO-s. Kufiri nuk do ndryshojë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë. Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij?, tha Haradinaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga