Connect with Us

Çfarë po ndodh në Kryesinë e Kuvendit?/ Rama takim me Ruçin

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Kryesinë e Kuvendit?/ Rama takim me Ruçin

Publikuar

-

Kryeparlamentari Ruci dhe kryeministri Rama ne sallen e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në takim është i pranishëm kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi. Takimit i është bashkuar edhe relatori i ligjit për teatrin, Ilir Beqaj.

Në takim po diskutohet për koordinimin e ditës së nesërme në parlament dhe për ndryshimet ligjore për çështjen e teatrit kombëtar.

LEXO EDHE:  Versione pa fund për origjinën/Nga është zoti Rama?

Mësohet se ditën e nesërme në parlament do të raportojë kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ibsen Elezi reagon ashpër pas publikimit të fotos me Gjicin/ “Veprim i nxitur nga minjtë e bodrumit”

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi është një nga kritikët më të fortë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pas fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku Elezi shfaqet krah Safet Gjicit, ka reaguar duke thënë se ky është një veprim i nxitur nga ata që sot drejtojnë PD.

Aoi shprehet se drejtuesit aktualë të PD janë një kopje e shëmtuar e ish komunizmit që në thelb kanë shpifjen dhe propogandën.

Per te ardhur keq !Fill te nesermen e protestes “Basha Boll”, ne rrejtin e anetareve te keshillit kombetar te PD, por edhe kudo ne rrjetet sociale e nxitur nga minjte e bodrumit, ridoli nje foto e imja me presidentin e klubit Kukes, e para disa viteve, me komentin se une “jam shitur te Gjici”.

Nuk reagova pasi kam reaguar njehere pas kuvendit te PD-es ne 2018. per te njejten foto.

Ne fakt u shqetesova, jo per veten por per ata.

Ata qe sot “drejtojne” PD dhe jane kopje e shemtuar e ish-komuniszmit qe kane ne themel te punes tyre shpifjen dhe propoganden.

Une vete sjam marre asnjehere me fotot e dikujt por me thelbin e tyre edhe pse fotot e tyre jane te turpshme  per nga permbajtja.

– Fotoja Basha-Rama, eshte simbol i nje marrveshje qe edhe sot mbahet sekret.

– Fotoja Basha-Ruci, eshte nje foto urimi per zgjedhjen e nje te inkriminuari, zhele e sitemit komunist, pas aktiti te tradhetise nga te pakten 5 deputet te PD ne 2013.

– Fotoja Berisha-Ruci, eshte foto festive e nje raporti shume miqesor mesh tyre,  nderkohe qe Rucin e ka  akuzuar  si krimineli qe urdheroi vrasjet e 2 prillit ne Shkoder.

– Fotoja Besniku i Partise-Rama, eshte nje foto nga ceremonia dasmore e Rames, ku Basniku duket si shoqerues i pare dhendrrit

etj. etj. etj.

Ne fakt ketyre palacove ua ka mbyllur gojen deputeti i sapozgjedhur i Kukesit, i cili edhe pse mund te ndaje pikpamje te ndryshme nga une per disa gjera, nuk mund ta kaperdije mentalitetin komunist te shpifjes, pasi e ka vuajtur vete ne kurriz se bashku me familjen e tij.

Per ata qe duan ta dine se sa mund te shitem une, (dmth qe s’jan Kukesian dhe s’me njohin) duhet te pyesin :

Per zgjedhjet e 2001- deputetin Emin Gjana

Per zgjedhjet e 2005- deputetin Fatos Hoxha

Per zgjedhjet e 2009- deputetin Flamur Noka

Per zgjedhjet e 2013- deputetin Alban Zeneli 

Nese ndonjeri nga keta do shprehte  dyshimin me te vogel edhe pse sot mund te jem kundershtar, do mjaftonte qe une mos te dal dhe flas me publikisht.

Me vjen keq per ca paloco miq te facebook qe u entuziazmuan shume dhe sot do demoralizohen”, shkruan Ibsen Elezi në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE