Connect with Us

Basha kërkoi takim me njeriun e Soros që sulmoi Trump

Aktualitet

Basha kërkoi takim me njeriun e Soros që sulmoi Trump

Publikuar

-

Para pak kohësh, gazeta New York Times, nëpërmjet një shkrimi anonim të botuar në këndin e opinioneve sulmon presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Shkrimi në fjalë flet për një rezistencë brenda Shtëpisë së Bardhë, kundër kreut të administratës.

Shkrimi mban titullin “Jam pjesë e rezistencës brenda administratës së Trumpit” , dhe ndër të tjera aty shkruhet se

“Ajo çfarë nuk kupton Trumpi është se shumica e zyrtarëve të lartë në administratën e tij janë duke punuar me zell për të prishur disa pjesë të rendit të ditës dhe aspiratat më të këqija. Unë e di këtë sepse edhe unë janë njëri prej tyre”, ndërsa shtohet se kjo rezistencë dëshiron që administrata të jetë e suksesshme.

Në artikull gjithashtu thuhet  se presidenti bën disa lëvizje që e dëmtojnë shtetin dhe thuhet se “Për këtë arsye disa persona brenda administratës së Trumpit jemi betuar që deri në përfundimin e mandatit të Presidentit Trump ti pengojmë lëvizjet e gabuara të tij dhe ti mbrojmë institucionet tona demokratike”.

Ndërsa më tej thuhet se Trump nuk respekton mjaftë lirinë e mendimit, të tregut dhe të njerëzve, ndërsa kritikohet edhe cilësimi i tij i shtypit si “armik i popullit”.

Autor i shkrimit u pretendua të ishte një pjesëtar i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, “thepoliticalinsider” shkruan se autor i shkrimit është Fiona Hills, një ish-anëtare e fondacionit Soros për Europën Juglindore, të cilën Trump e ka punësuar në administratën e tij si njohëse shumë e mirë e Rusisë.

Hill shërben në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe është këshilltarja kryesore e Trump për Rusinë dhe Europën.  Mbi të gjitha ajo është personi i vetëm në skuadrën e Trump, e cila njëkohësisht ka një lidhje të drejtpërdrejtë me George Soros. Nga viti 2000 deri në 2006 Hill shërbeu si një këshilltare në Institutin e shoqërisë së hapur të Soros i cili është përgjegjës për shumë nga bamirësite politike që bën Soros.

LEXO EDHE:  Nuk i dhanë fjalën në Kuvend/ Basha sqaron: Ç’doja të thoja

“Çfarë është duke bërë një ish-punonjës i George Soros brenda Administratës Trump? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje, dhe është institucioni i vetëm i krahut të majtë me të cilin ajo është shoqëruar gjatë fushatës së saj. Hill ka punuar me Institucionin e majtë Brookings që nga viti 2009. Trump duke punësuar Hill do të ishte ekuivalenti i Obamës që ka punësuar dikë nga Fondacioni Heritage.”-shkruan “thepoliticalinsider”.

Por, CNA.al ka mësuar se zyrtarja e cila pretendohet se ka bërë shkrimin kundër Trump, është pikërisht e njëjta që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar takim në muajin qershor.

Ky është dokumenti i cili vërteton se PD ka kërkuar takim me Fiona Hill, me 28 qershor 2018

Duke qënë se Fiona Hills ka qënë anëtare e fondacionit Soros, dhe Basha , si pjesë e Soros që është edhe vetë, i ka kërkuar asaj takim.

Pra, kreu i Partisë Demokratike kërkon takim personit, i cili në mënyrë të pabesë, nëpërmjet një shkrimi anonim, sulmoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sorosianë të të gjitha vendeve bashkohuni si një parullë proletariati. Basha duket një proletar i vërtetë, vetëm ka një ndryshim, ka disa miliona dollarë pasuri dhe është oligark Sorosian./ CNA.al

Trump Official Fiona Hill Has Ties to George Soros – Is She the NYT Source?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE