LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Goditi me shuplakë adoleshentin/ Francezët peticion kundër pushimit nga puna të shoferit të autobusit

18 Shtator 2018, 20:10, Aktualitet CNA
Video- Goditi me shuplakë adoleshentin/ Francezët peticion kundër

Francezët kanë firmosur një peticion në mbështetje të një shoferi autobusësh, ndaj të cilit kompania ka marrë vendim për ta pushuar, pasi goditi me shuplakë një adoleshent.

Mësohet se shoferi goditi adoleshentin, pasi ky i fundit i doli përpara autobusit, duke e detyruar shoferin të manovronte me shpejtësi, për mos ta përplasur.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Arcueil në kryeqytetin francez Paris dhe në momentin kur shoferi kreu manovrën, në autobus ndodheshin shumë persona, shkruajnë mediat e huaja.

Deri më tani, peticioni është firmosur nga 200 mijë qytetarë francezë, të cilët kërkojnë që shoferi mos të pushohet nga puna, pasi sipas tyre veprimi i tij ka ardhur si rrjedhojë e tronditjes

Ndërkohë Kolegët e kanë përshkruar shoferin si një njeri të qetë, të duruar dhe të sjellshëm. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga