LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk je vetëm! Ja femrat e huaja dhe shqiptare që abortuan dhe nuk e fshehën dhimbjen

18 Shtator 2018, 10:10, Lifestyle CNA
Nuk je vetëm! Ja femrat e huaja dhe shqiptare që abortuan dhe nuk e

Të flasësh për humbjen e një fëmije shpesh konsiderohet si një tabu në shoqëri.

Aborti spontan është humbja e padëshiruar e një fëmije që ndodhet ende në barkun e nënës dhe kjo përjetohet në mënyra nga më të ndryshmet te çdo femër dhe sigurisht nga më të dhimbshmet.

Shumica e aborteve ndodhin gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë dhe çdo femër që e përjeton, qoftë e famshme apo jo, ndihet e vetme në këtë situatë.

Kjo është arsyeja përse disa të famshme kanë zgjedhur që të flasin publikisht për përvojat e tyre, për të ngushëlluar prindërit e pikëlluar dhe për t?u thënë atyre se nuk janë vetëm.

Ne do të sjellim sot disa të famshme shqiptare dhe të huaja që kanë folur hapur për humbjet e fëmijëve për të ndërgjegjësuar femrat e tjera që kanë kaluar përvoja të ngjashme:

Në vitin 2013, Gwyneth Paltrow tha për revistën ?Daily Mail? se kishte pasur një abort pasi lindi dy fëmijët e saj: ?Kam pasur një përvojë vërtet të keqe kur isha shtatzënë me të tretin. Nuk funksionoi dhe gati vdiqa. Kështu që thashë: ?A jemi mirë kështu apo duhet të kthehemi dhe të përpiqemi përsëri??

Carrie Underwood tregoi një histori të trishtë para se të zbulonte se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin sportist, Mike Fisher. Në një emision mëngjesi këngëtarja ka rrëfyer se përpara se të mësonte për këtë shtatzëni, ajo ka pësuar tre aborte njëri pas tjetrit. Dy aborte i kanë ndodhur në vitin 2017 dhe një në fillim të vitit 2018.

Pink zbuloi se kishte pasur një abort gjatë një interviste në emisionin ?The Ellen DeGeneres Show? në vitin 2010. Këngëtarja tha se ajo vonoi të bënte njoftimin për shtatzëninë, për shkak të përvojës së saj të hidhur.  ?Unë nuk dua të flas për të, sepse kam qenë me të vërtetë nervoze dhe kam pasur një abort?, tha ajo duke e pranuar para të gjithëve.

Aktorja shqiptare Zamira Kita, ka bërë gjithashtu një rrëfim të tillë publik, që pak femra guxojnë ta bëjnë. E ftuar në emisionin e Jonida Shehut, Kita rrëfeu se kur vajza e saj ishte rritur, ajo mendoi të bënte dhe një fëmijë tjetër. Por për fat të keq kjo shtatzëni nuk shkoi mirë. Aktorja është detyruar të bëjë abort duke i humbur binjakët. ?I humbëm fëmijët, u trishtuam shumë kështu që jemi fokusuar tek vajza?, u shpreh Zamira në 2017-n.

Beyonce foli publikisht për abortin që pësoi përpara se të mbetej shtatzënë me Blue Ivy-n në vitin 2013. Këngëtarja e përshkroi përvojën e saj si ?gjëja më e trishtuar që kam përjetuar ndonjëherë?.

Po atë vit, ajo shpjegoi pse zgjodhi të tregonte historinë e saj gjatë një interviste me Oprah. ?Ka aq shumë çifte që e kalojnë këtë dhe kjo ishte një pjesë e madhe e historisë sime?, tha Beyonce. ?Është një nga arsyet pse nuk e bëra publike herën e dytë që isha shtatzënë, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dhe kjo ishte e vështirë, sepse e gjithë familja ime dhe miqtë e mi e dinin dhe e festuam. Ishte e vështirë?.

Në vitin 2007, Nicole Kidman foli hapur për përpjekjet e saj të hershme për t?u bërë nënë me Tom Cruise në një intervistë me ?Vanity Fair?.

?Prej minutës që Tom dhe unë ishim të martuar, dëshiroja të kisha fëmijë,? tha ajo. ?Dhe kemi humbur një fëmijë në fillim, kështu që ishte me të vërtetë shumë traumatike. Dhe këtu vendosëm të adoptojmë Bella-n?.

Në vitin 2009, Celine Dion foli me ?Access Hollywood? rreth përpjekjes për të pasur një fëmijë të dytë me bashkëshortin Rene Angelil.

Këngëtarja tha se kishte qenë shtatzënë për disa ditë, por dështoi.  Në një intervistë me Oprah, këngëtarja mbante një qëndrim pozitiv për përvojën: ?Kështu është jeta, e dini? Shumë njerëz e kalojnë këtë. Kemi provuar katër herë që të kemi një fëmijë. Ende po përpiqemi. Ne jemi në përpjekjen e pestë dhe unë do t?ju them, nëse pesa është numri im me fat?.

Whitney Houston pësoi aborte të shumta në jetën e saj. Gjatë një interviste të vitit 1993 me Barbara Walters, ajo tha se kishte pësuar një abort gjatë filmimit ?The Bodyguard?.

?Ishte shumë e dhimbshme, emocionalisht dhe fizikisht,? tha Houston. ?Unë u ktheva në set të nesërmen. Linda vajzën Bobbi Kristina një vit më vonë dhe jam e bekuar ?.

Ndërsa ishte shtatzënë me binjakët e saj, Monroe dhe Marok, në vitin 2010, Mariah Carey tha për ?Access Hollywood? se shtatzënia e saj e parë me Nick Cannon kishte përfunduar në abort.

?Na tronditi të dy dhe na çoi në një vend që ishte vërtet i errët dhe i vështirë?, tha ajo.

Lajmet e fundit nga