LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma rrëfen për suksesin/ “Është teknikë, unë jam stërvitur fort“

18 Shtator 2018, 21:17, Aktualitet CNA
Grida Duma rrëfen për suksesin/ “Është teknikë,

Deputetja e listës së Bashës, Grida Duma në një takim me të rinjtë e Durrësit ka treguar se si ka arritur t?ja dalë në jetë e vetme.

Në një postim në rrjetet sociale Duma ka ndarë copëza nga ky fjalim, ku ka nënvizuar fort se suksesi arrihet nëpërmjet disa teknikave.

?Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë?,- është shprehur deputetja e Bashës.

Por Duma nuk është ndalur me kaq, pasi ajo ka rrëfyer se që t?ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë, duhet të stërvitesh fort në mendje.

??Që t?ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë, duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla, nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Të stërvitësh zakonet, të stërvitësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; ?mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty?; kjo është çështja?-shkruan ndër të tjera Duma./ CNA.al

Më poshtë po ju sjellim edhe videon ku deputetja e Bashës ka folur gjithë pathos para të të rinjve nga Durrësi

Lajmet e fundit nga