LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakte tronditëse/ Ja si Rama po mbron vëllain e tij

18 Shtator 2018, 10:03, Aktualitet CNA
Fakte tronditëse/ Ja si Rama po mbron vëllain e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat paraditen e sotme ka reaguar në lidhje me lirimin nga burgu të Ermal Hoxhës, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sipas deputetit Salianji, Ermal Hoxha është liruar vetëm për një arsye, sepse ka mbrojtjen direkte të Edi Ramës.

Ndërsa më tej ai theksoi se ?Rama në fakt po mbron vëllain e tij, Olsi Rama, i cili është garant i fabrikës së kokainës në Xibrakë?.

Ndër të tjera, Salianji theksoi se kushtet për lirimin e Ermal Hoxhës u përgatiten një vit më parë, kur Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda uli dënimin për grupin e Xibrakës.

Salianji, po ashtu u shpreh se kjo është thikë pas shpine edhe për partnerët ndërkombëtarë.

“Opozita kërkon menjëherë vettingun e politikanëve për të shkëputur lidhjet e krimit me politikën,? tha Salianji.

Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015 e lajmi bëri bujë në atë kohë. Ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në vitet e fundit.

Lirimi nga burgu para kohe i Ermal Hoxhës, anëtar i bandës së kokainës në Xibrakë, është provë e re sesi krimi i organizuar në Shqipëri kontrollon drejtësinë nëpërmjet kryeministrit të vendit Edi Rama.

Deklarata e Salianjit:

Lirimi nga burgu para kohe i një trafikanti ndërkombëtar droge, pjesë e krimit të organizuar, është i papranueshëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por për shumicën e shqiptarëve që kërkojnë luftë me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti i kokainës Ermal Hoxha është liruar para kohe nga burgu për një arsye: ai ka mbrojtjen direkte të kryeministrit Edi Ramës. Duke mbrojtur Ermal Hoxhën, Edi Rama mbron nga drejtësia vëllain e tij Olsi Rama, i cili është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë 4 vjet më parë.

Kushtet për lirimin para kohe të Ermal Hoxhës dhe organizatës kriminale të kokainës së Xibrakës u parapërgatitën një vit më parë, kur bandës iu ul dënimi përfundimtar me disa vjet nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ulja drastike e dënimit dhe lirimi para kohe me urdhër të Kryeministrit Rama i trafikantëve ndërkombëtar të drogës është thikë pas shpine edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë. Me ndërhyrjen e partnerëve qeveria u detyrua të arrestojë disa prej trafikantëve të drogës, duke i dhënë kohë për arratisje kreut të rrjetit ndërkombëtar të kokainës, Genci Xhixha, mik i ngushtë me Olsi Ramën.

Prandaj, opozita kërkon vettingun e politikanëve për të bërë të mundur shkëputjen përfundimtare të krimit nga politika dhe qeverisja e vendit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga