LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë

18 Shtator 2018, 07:30, Aktualitet CNA
Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata nxënës të shkollave të mesme që të përfitojnë nga bursat e plota të studimit për një vit, ndërsa u ofrohet strehim në një familje amerikane.

Dhe lajmi më i mirë akoma është se gjithçka do të jetë falas.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada shkruan ? Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane ? pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]?.

Lajmet e fundit nga