LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e Teatrit Kombëtar/ Ndrenika mesazh Veliajt

18 Shtator 2018, 08:02, Aktualitet CNA
Çështja e Teatrit Kombëtar/ Ndrenika mesazh Veliajt

Ditën e djeshme në Tiranë, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, u inaugurua shkolla ?Kosova?, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por, pas kësaj ka reaguar aktori i madh i skenës shqiptare, Robert Ndrenika, i cili i dërgon një mesazh Veliajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndrenika shkruan se të tillë nivel do të ketë edhe Teatri i ri, por ai thekson se nuk do të ketë kulla.

?Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën ?KOSOVA?. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë ?Krahasimi është pjesë e jetës? shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)?, shkruan Ndrenika në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga