LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aritmetika e zgjedhjeve/ Ja kush fiton sipas shifrave

18 Shtator 2018, 13:34, Aktualitet CNA
Aritmetika e zgjedhjeve/ Ja kush fiton sipas shifrave

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Socialiste doli forca e parë politike në vend, duke grumbulluar rreth 770 mijë vota, ndërsa Partia Demokratike mori rezultatin më të ulët historik, me rreth 450 mijë vota, apo 230 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2013-ës.

Ndërkohë forcë e tretë doli LSI-ja, e cila mori rreth 230 mijë vota, ndërsa PDIU mori rreth 50 mijë vota.

Por, çfarë po ndodh sot në skenën politike shqiptare?

Duke parë lëvizjet e fundit politike, kuptohet që kreu i PD, Lulzim Basha po tenton të bëjë një koalicion aritmetik, me qëllim rrëzimin e Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lulzim Basha mori në koalicionin opozitar, LSI-në, ndërsa së fundi edhe çamët i janë bashkuar opozitës.

Dhë nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë matematikore të votave të zgjedhjeve të 2017-ës, 450 mijë vota të PD, plus 230 mijë vota të LSI-së, plus edhe 50 mijë vota të çamëve, PD-ja mund të arrijë deri në 730 mijë vota. Duke përfshirë edhe votat e aleatëve, partive të vogla, Basha pretendon se mund të rrëzojë Ramën.

Llogjika e Bashës duke e tillë, nëse bëj koalicion, ruaj edhe numrat e 2017-ës dhe duke rritur pak frymën në 2021, pasi PS ka qënë 4 vite në pushtet me LSI dhe çamët dhe e vetme deri në 2021, pretendohet në bazë të aritmetikës së numrave që PS, nga 770 mijë vota të bjerë të paktën me 5-10 %. Dhe në qoftë se ndodh kjo rënie ajo shkon deri diku te rreth 700 mijë vota.

Siç duket, Basha po tenton të krijojë një koalicion aritmetik, pra të gjitha votat e aleatëve dhe partive të vogla t?i mbledhë.

Por, në fakt LSI-ja dhe PDIU-ja po rrudhën, sepse janë përgjegjëse për keqqeverisjen, sepse kanë qënë në pushtet me Berishën dhe më pas me Ramën. LSI qeverisi katër vite me Berishën dhe katër vite me Ramën, ndërsa PDIU ishte në pushtet katër vite me Berishën dhe më pas pesë vite me Ramën. Kanë qënë të dyja në qeveri dhe kanë qënë partitë e tepsisë.

Basha ka bërë llogarinë që duke mbledhur këto shifra, pra që mekanikisht 450 mijë vota PD dhe 230 mijë LSI-ja shkojnë 680 mijë vota, me këtë koalicion dhe bashkë me disa parti të vogla që kanë rreth 10 mijë vota siç është PAA-ja , PDK dhe LZHK, apo dhe partitë e tjera periferike të mbledhë çdo qelizë vote për të bërë numrin më të madh të mundshëm të votave, i cili mund të bëjë diferencën në mandate.

Nga ana tjetër po ti shtosh edhe PDIU-në, e cila u bashkua me opozitën apo dhe ikjen e PBDNJ-së, PD-ja aritmetikisht rrit numrin e votave, sepse nëse PBDNJ ka rreth 20 apo 30 mijë vota, PDIU-ja shkon në mbi 60 mijë vota dhe këtë e ka treguar në disa qarqe të Shqipërisë, ku luftohet fort siç është Elbasani, Fieri apo në Dibër, ku megjithëse nuk ka çamë arriti të merrte një deputet dhe në Tiranë, ku Shpëtim Idrizi nuk hyri deputet për disa vota.

Në fund Lulzim Basha, duke bërë këtë llogaritje matematike kërkon të rrëzojë socialistët, por a do t?ja dalë dot që me aritmetikën e numrave të fitojë zgjedhjet?

Pasi nëse do të bëjmë një analizë tjetër rezulton se nga sondazhet e bëra nga fondacionet e ndryshme edhe afër PD-së, por edhe afër të majtës, PDIU dhe LSI-ja duket të kenë një rrudhje, ndërsa vetë Basha si lider nuk ka rritje.

Pra, a do të mundet që LSI-ja të marrë prap 230 mijë vota, duke bërë opozitë të fortë me Ramën. Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e 2017-ës i mori, sepse atëherë bënte opozitë edhe kundër Ramës edhe kundër Bashës. Këtë herë në krah të Bashës, a do të mundet t?i mbledhë po kaq vota edhe në koalicion?

Nga ana tjetër PDIU-ja, do të marrë më shumë vota në koalicion me PD-në apo më pak? Duke ditur se ka profil të majtë, pazari i Shpëtim Idrizit me Edi Ramën dhe braktisja e deputetëve, a do të çojë të njëtat vota?

Një pyetje tjetër është a do të mundet Lulzim Basha t?i ruajë 450 mijë vota që mori në 2017-ën, pasi PD sot ende nuk po riorganizohet dhe ende nuk ka zgjedhje dhe Basha duket më i dobët se kurrë.

Kjo është aritmetika e numrave. A do të mund ta sjellin në pushtet Bashën këta numra ndërkohë që PDIU-në dhe LSI-në është vetë Rama që i largoi dhe ende nuk dihet se cilat do jenë lëvizjet e tij në prag të zgjedhjeve pas katër vitesh. Ndërkohë që nga ana tjetër socialistët duken shumë të angazhuar për zgjedhjet lokale.

Vetëm llogaria e numrave dhe shifrave, të bëra nga Lulzim Basha e çon në fitore apo duhet parë përtej kësaj.

A është e mundur që një opozitë të vijë në pushtet dhe të përmbysë një qeveri , duke përdorur vetëm aritmetikën e numrave dhe pa pasur një strategji të qartë dhe pa qënë vetë e riorganizuar dhe pa një lider të besueshëm në krye të saj.

Zgjedhjet janë afër, pas disa muajsh kemi zgjedhjet lokale, të cilat do të jenë edhe test i tyre. Test i cili do të tregojë edhe sa funksional është koalicioni PD-LSI-PDIU, i cili ka qënë në pushtet nga viti 2009-2013 dhe çoi demokratët në opozitë dhe me një humbje të fortë përballë socialistëve, pas largimit të LSI-së drejt Edi Ramës.

Por, më keq akoma PD doli në vitin 2017, pa LSI-në dhe pa PDIU-në, po këtë herë çamët ishin me Ramën, ndërsa LSI ishte e vetme dhe sulmohej brabarisht nga Rama dhe Basha. Shifrat flasin vetë, tashmë na mbesin edhe disa muaj për të parë testin e zgjedhjeve lokale.

Luli pa demokratët kërkon të fitojë me dy parti batakçinjsh dhe hajdutësh që shkojnë sa këndej e andej gjoja për integrimin apo çështjen çame.

Basha po bën një bashkim mekanik dhe shpreson që me numrat e disa partive të bëjë përmbysjen. Por dhe nëse ndodh kjo, Basha do jetë sërish peng dhe në minorancë, pasi do e tërheqë zvarrë Monika dhe Shpëtimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga