LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Super aksion antidrogë në Ballkan/ Në pranga 148 persona

17 Shtator 2018, 12:25, Aktualitet CNA
Super aksion antidrogë në Ballkan/ Në pranga 148 persona

148 persona persona kanë rënë në pranga, pas një aksioni në Gadishullin e Ballkanit me koordinim me EUROPOL, pasi janë gjetur dhe sekuestruar 300 kg drogë, si dhe 160 armë të tipeve të ndryshme.

Sikurse shkruan ?b1.ro? në super aksionin antidrogë morën pjesë 8,300 agjentë nga 28 vende të ndryshme, madje edhe brenda vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa bëhet e ditur se është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Vendet bashkëpunëtore në Ballkanin Perëndimor q ë kanë marrë pjesë në aksion janë Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

EUROPOL njofton se nga data 5 deri më 9 shtator

148 persona janë arrestuar nga të cilët

13 janë arrestuar për kalim klandestinësh

71 janë arrestuar si emigrantë të paligjshëm

36 janë arrestuar si trafikantë droge

3 si trafikantë armësh

5 persona janë arrestuar si trafikantë droge dhe armsh

16 të arrestuar për mashtrim me dokumentacionin

4 të tjerë nuk jepet specifikimi.

Në operacion janë sekuestruar

159 armë zjarri, eksplozivë dhe 1462 fishekë

286 kilogramë drogë.

Nuk jepen detaje për identitetet e personave të arrestuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga