LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"I zhytët fëmijët në terrin e paditurisë"/ Basha i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Ramës

17 Shtator 2018, 17:00, Aktualitet CNA
"I zhytët fëmijët në terrin e paditurisë"/

Kryeministri Edi Rama pak më parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, akuzoi opozitën se në kohën e tyre nxënësit u zhytën në terrin e paditurisë.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili e ka quajtur Ramën politikanin më të dështuar dhe më të paaftë në 30 vite.

Ndër të tera, Basha ka shtuar se Rama arriti të mbyllte 133 shkolla.

Kreu i opozitës e ka etiketuar shefin e qeverisë si kryeministrin e çarterave, duke thënë se sa më shumë që të jetë ai në pushtet, aq më shumë shkolla të rrënuara do të ketë në Shqipëri.

Postimi i Bashës

Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës!Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga